Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha mesazh të ndjerë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Maks Cikulit: Jam i tronditur…

18/05/2020
Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë dhe doktori i njohur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot u nda nga jeta ish-ministri dhe doktori i njohur Maksim Cikuli. Ky lajm i trishte ka terhequr vemendjen e kryeopozitarit Basha, i cili ka publikuar nje mesazh te ndjere per perfaqesuesin e  PD vite me pare.

Basha shkruan se profesor Cikuli kontribuoi në tranzicionin e sistemit të shëndetësisë dhe mbështeti investimet e mëdha në ndërtimin e sallave bashkëkohore kirurgjikale dhe sistemit të spitaleve rajonale.

“Jam i tronditur nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të mjekut, profesorit, politikanit, dhe mikut tim të çmuar, Maks Cikuli. Ngushëllimet e mia më të ndjera Zanës, Julianit dhe Sarës për humbjen e bashkëshortit dhe babait të tyre të dashur. Me mendje e zemër gjendem sot pranë tyre dhe gjithë miqve të Maksit në këtë ditë zie.

Profesor Cikuli e vuri gjithë jetën e tij në shërbim të shëndetit të njerëzve, si mjek, si profesor, si deputet dhe si ministër i shëndetësisë.

Ai ishte një nga reformatorët e spikatur që e udhëhoqën Shqipërinë në rrugën e çlirimit nga diktatura komuniste drejt ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të ekonomisë së tregut të lirë. Dy herë ministër Shëndetësie, në vitet 1994-1998 e 2005-2008, profesor Cikuli kontribuoi në tranzicionin e sistemit të shëndetësisë dhe mbështeti investimet e mëdha në ndërtimin e sallave bashkëkohore kirurgjikale dhe sistemit të spitaleve rajonale.

Maks Cikuli spikat si model i urtësisë politike dhe angazhimit inetelektul duke u dalluar në jetën parlamentare të vendit për kultivimin e dialogut dhe debatit civil si dhe mbrojtjen e pakompromis të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Partia Demokratike është e nderuar që ka patur në radhët e veta njërin nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri, simbol të angazhimit shoqëror, të profesionalizmit, të dijes dhe të humanzimit.

Në këtë ditë zije kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, qytetaria kujton me repektin më të madh modelin e intelektualit, shoqëria jonë nderon humanistin e pashoq, demokratët njërin nga përfaqësuesit e tyre të shquar dhe unë një mik të çmuar e të paharrueshëm. U prehtë në paqe”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

Tags: BashaMaksim culimesazhivdekja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.