Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjithe bota sheh policin me maske qe shkelmon qytetarin e shembur pertoke

17/05/2020
Gjithe bota sheh policin me maske qe shkelmon qytetarin e shembur pertoke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përplasja e sotme mes qytetarëve dhe policisë pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar si edhe episodet e dhunshme gjatë saj kanë gjetur një pasqyrim të gjerë në mediat botërore.

“Reuters” ka publikuar foton e një qytetari të shtrirë në asfalt teksa goditet nga polici i maskuar duke iu referuar akuzave të aktivistëve se pas prishjes së godinës fshihet një projekt korruptiv i qeverisë ndaj biznesmëneve pranë saj.

Reuters” ndër të tjera shkruan:

Autoritetet shqiptare filluan rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e kësaj të diele, pasi tërhoqën duzina aktorësh dhe aktivistësh, që e mbronin atë. Teksa i tërhiqnin ata brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”.

Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kundërshtuar planet e kryeministrit, Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Protesta çoi në 37 arrestime dhe një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit. Ndërsa një dëshmitar i ‘Reuters’ gjithashtu se kishte parë një protestues me lëndime në kokë.

Njëri nga të arrestuarit, analist i medieve, Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters, por policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.

Ndërkohë, “The New York Times” shkruan se prishja e godinës shkaktoi protesta të dhunshme në Tiranë.

Ndër të tjera, NYT shkruan:

Prej dy vitesh, shoqëria civile e përbërë nga aktorë dhe eprsonazhe të tjerë të njohur kanë kërkuar mos prishjen e godinës por riparimin e saj. Por, në orët e para të mëngjesit të sotëm një numër i madh policësh u shfaqen duke shpërndarë me gaz lotsjellës aktivistët e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërsa më pas fadroma filloi prishjen e godinës.abcnews

Tags: shembja e Teatrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.