Policia shqiptare, kjo organizate ne duart e krimineleve te kultures ka bllokuar te gjitha hyrjet e Tiranes. Prej orës 08.00 të kësaj të diele, ndërsa në Tiranë, protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ministria e Brendshme ka ngritur postblloqe per te ndaluar arrdhjen e qytetareve ne Tirane.
Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan – “Tyneli i Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.
Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve drejt kryeqytetit.
Duket se strategjia e zonave te kuqe dhe te gjelbra eshte qe te izolohet Tirana pergjate kohes qe mafia prishi Teatrin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/