Basha perfundon takimin me strukturat, neser mbeshtetje masive Aleances per Teatrin

Basha perfundon takimin me strukturat, neser mbeshtetje masive Aleances per Teatrin

100
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi fill pas takimit me strukturat e PD se opozita do te mbeshtese neser me te gjitha forcat protesten e Aleances per Teatrin e cila do te zhvillohet ne oren 16.30.

Basha tha se ka nje angazhim total te PD per kete proteste.
Basha tha se i permbahemi premtimit qe neser ne qeveri te rindertojme Teatrin ashtu sic ka qene.
Nderkohe do te bejme te gjitha veprimet e e nevojshme

Deklarata e Bashes:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë për ditën e nesërme në orën 16.30 dhe ka kërkuar pjesëmarrjen sa më të madhe të qyetarëve. Është vendim i Partisë Demokratike për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve shqiptarë, gjithë opozitarëve, gjithë qytetarëve që nesër të jemi totalisht në mbështetje të Aleancës, në protestë kundë këtij krimi makabër dhe shkelje flagrante të kushtetues dhe ligjit, në një protestë jo vetëm në mbrojtje të artit, trashëgimisë kulturore, kulturës, por kundër tiranisë, shkeljes së ligjit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, kundër mjerimit ekonomik, që janë veprat e keqbërësit dhe të të keqes më të madhe të vendit, që është Edi Rama. Ndaj, në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrjen maksimale dhe për t’i bërë thirrje çdo qytetari të angazhohet në këtë protestë nesër në orën 16.30. Ndonëse si shkak merr prishjen makabre të Teatrit Kombëtar, ajo ka për synim diçka shumë më të mdhe që i takon të gjithë shqiptarëve – rikthimin tek vlerat elementare të demokracië, të shtetit të së drjetës, të garancive për jetën dhe sigurinë e qytetaëve dhe të shanseve e mundësive për një jetë më të mirë në vendin tonë. Të gjitha këto janë të mundura dhe do të jenë të mundura në momentin që Shqipëria t’i kthehet qytetarëve të saj, duke nisur nga kthimi i demokracisë, i sigurisë ligjore dhe dinjitetit të çdo njeriu. Gjej rastin të përsëris edhe njëherë, atë angazhim zyrtar që opozita ka ndërmarrë me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ishte, natyrisht me modernizimin e nevojshëm të brendshëm. Ky është një zotim, të cilin unë, personalisht dhe koalicioni opozitar, nesër në qeverisjen e vendit, do ta bëjmë realitet. Sikundër, dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim makabër.

Pyetje: Zoti Basha do të jeni vetëm nesër në protestë apo do të vazhdojnë protestat në vijim?

Lulzim Basha: Nesër do të jemi në mbështetje totale të Aleancës ashtu siç e kanë kërkuar dhe thirrja ime ndaj çdo qytetari është ta konsiderojnë këtë një betejë kundër tiranisë, një betejë për rikthimin e demokracisë, për shporrjen e këtij hajduti ordiner dhe këtij krimineli dhe natyrisht nesër është fillimi dhe jo fundi i betejës.

Pyetje: A do të ketë nesër reformë zgjedhore?

Lulzim Basha: Jo nuk do të ketë. Nuk do të ketë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY