Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Nje front qendrese kunder mafies

17/05/2020
Meta: Ky eshte krim kushtetues, i paamnistueshem
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Mark Marku

Edi Rama na ka sfiduar hapur. Në orët e para të mëngjesit teksa ka shembur godinën  e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga errësira, nga karantina, nga gjumi ynë ka zbritur në mes të Tiranës me gjithë arrogancën e organizatës mafioze që përfaqëson dhe ka realizuar ëndrrën e tij, projektin e tij të shpallur ditë pas dite në këto shtatë vjet qeverisje: vendosjen e shtetit diktatorial të mafias.

I ka shembur të gjitha iluzionet e një gjysme demokracie, i ka shqyer të gjitha maskat e një pseudoshteti ligjor, i ka lënë mënjanë të gjithë skrupujt. Ka hequr edhe iluzionin e fundit të atij që thoshte se ndoshta në një moment mund t’i kthehej arsyeja, se mund të tërhiqej nga projektet mafioze, se do të shkundej nga deliri autoritar.

Tashmë ai nuk është më kryeministri i vendit, nuk është në kryetari I PS-së, nuk është më politikani,  është thjeshtë gangsteri i zbritur në shesh që zgërdhihet përballë artistëve dhe aktivistëve të rezistencës heroike për mbrojtjen e teatrit, përballë kritikëve, qytetarëve të irrituar, opozitës, presidentit të Republikës, drejtësisë, ambasadave të huaja dhe thotë po unë mundem: unë e shemb teatrin dhe shtetin ligjor, unë e kthej në rrënoja demokracinë shqiptare, unë ju rrah, ju fus në burg, ju heq të drejtat, bëj c’të më dojë qejfi. Po ju a mundeni?

Cosa Nostra ka dalë në rrugë edhe pse Europa nostra është e trishtuar.  Këtu tashmë gjithçka është e qartë. Problemi është nëse do t’i përgjigjemi sfidës së tij apo do të nënshtrohemi. Në këtë kuptim ai i ka bërë të qarta rregullat e tij. Shoqëria, opozita, grupet e ndryshme duhet t’i ndryshojnë edhe ata rregullat e lojës. Duhet të përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Gjithçka tjetër është nënshtrim.

Tani nuk ka më politikë. Tani duhet krijuar fronti i përbashkët i rezistencës qytetare. Me të gjithë ata që ndjehen të kërcënuar nga shtetit gangster. Fronti i I qëndresës qytetare duhet zgjeruar me të gjithë ata që duan t’i përgjigjen sfidës së shtetit gangster, që e pranojnë sfidën e tij. Edi Rama na i ka sqaruar gjërat, për sot e për nesër, përgjithmonë. Ose rezistojmë ose nënshtrohemi. Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë, pasnesër….  Unë për vete e pranoj sfidën!

Tags: Basha shembja e teatrit kombetarmark marku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.