Gjoba ndaj Sonila Mecos, Berisha supozon se kush e dha urdherin

Gjoba ndaj Sonila Mecos, Berisha supozon se kush e dha urdherin

285
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ndeshkimeve ndaj Ora news por edhe për gjobitjen me 10 milion lekë të emisionit “Tempora” të gazetares Sonila Meço në Rtv Ora.

Berisha thotë se shkaku i vërtetë nuk është mosrespktimi i distancës fizike në studio siç pretendohet, por se muaj më parë gazetarja telefonoi live 127 dhe për minuta të tëra nuk u përgjigj njeri.

Berisha: Miq, nga mediat mesova se Sulltan Salep Surreli urdheroi gjobitjen me 10 milione leke te gazetares se njohur Sonila Meço. Shkaku ne dukje i gjobes ishte prania ne studio ne perputhje me distancimin social i dy personave perveç Soniles. Kurse shkaku i vertet ishte nje telefonate e Soniles tek 127ta, te ciles per minuta te tera nuk iu pergjigj njeri dhe disa pyetje te helmuara qe Sonila guxoi e i beri Sulltan Salep Surrelit.

Por per Sonilen dhe çdo zonje apo zonjushe gazetare qe guxon te sulmoje Edvinin, ndeshkimi ne çdo rast paperjashtim ne çdo rast urdherohet nga Hanem Surreli, te ciles ne menyren me te çuditshme cdo kritike, akuze apo qortim nga cilado gazetare qofte ndaj “sherbetit te zemres” se saj i duket si helm ose perpjekje per ti helmuar Edvinin.

Ketu Hanem Surreli duhet te jemi te sinqerte u ka dale borxhi por faji eshte ne anen e gazetareve qe nuk zene mend. Ne darken e pare dhe te fundit te vitit te ri qe Hanem Surreli shtroj vite me pare per gazetaret ua tha haptas atyre se ju me shkrimet e lajmet tuaja ma helmoni cdo dite burrin.

Prandaj Sonila dhe cdo gazetare tjeter e ketij vendi para se te kritikoje Edvinin duhet te mendoj jo nje por se paku tre here pasi ne gjinine e saj ne Sarajet Bunker te Surrelit ka jo alergji ndaj tyre por idiosinkrazi.

Po e mbyll me lutjen qe per kete fjale mjeksore konsultohuni me fjalorin, dhe me urimin qe ta keni parasysh keshillen time miqesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY