Kryeministri Rama tha se Tirana është “zonë e kuqe” dhe se orari i lëvizjes do të vijojë të jetë deri në orën 17: 30, gjate nje interviste online ne Opinion, klan tv.
“Jam shume i paduruar të shikoj numrat sot,nesër, pasnesër. Tirana do të mbetet zona e kuqe përsëri për shkak nuk japin ende indikacionin që Tirana të jetë zona e gjelbër. Por, brenda kësaj zone të kuqe lehtësimi është i madh. Të shikojmë analizat sot dhe në vijim dhe do të jetë e fundit që do të çlirohet. Në datë 18 do të hapen baret në ambientet e jashtme. Orari do të mbetet po ai që është dhe për javën e ardhshme. Hapja e lokaleve, përbën një kërcënim më vete. Nuk është vetëm Lulzim Basha që thyen ligjin në mënyrë spektakolare, ka shkelje ka thyerje dhe kjo ndodh në të gjithë botën. Unë u them shqiptarëve vetëm kaq, do vij dita që do të më gjykoni, por mos kërkoni të bëj të mirin kur faktet flasin ndryshe. Dje është shkaktuar shefi i komisariat që mbulon zonën e parkut të liqenit sepse dje përtej orarit kishte një numër të papranuar njerëzish, është shkarkuar. Mos u çudisni që pas një jave Tirana nga zona e kuqe të kthehet në zonë e mbyllur fare. Nëse numrat vijojnë të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të kaloj në zonë të gjelbër. Në shumë zona të tjera nuk kemi shfaqje shqetësuese”, tha Kryeministri gjate intervistes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/