Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka tjeksuar disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë nderkohe qe maturantet do te kthehen ne klasa me 18 maj.
Rregulli i parë, sipas Ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.
“Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektues gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezinfektues që mund të përdoret gjatë ditës”, shprehet ndër të tjera ajo.
https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2571883689735395/?vh=e
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/