Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Urdhri i Trump per emigracionin, ankth tek studentet e huaj ne SHBA

12/05/2020
Trump del ‘kundër rregullave’: Amerika do hapet së shpejti, njerëzit do bënin vetëvrasje nëse mbyllet ekonomia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Urdhri ekzekutiv që Presidenti Donald Trump nxorri së fundmi për pezullimin e pjesës më të madhe të imigracionit në Shtetet e Bashkuara nuk ndikon drejtpërdrejt tek studentët e huaj. Megjithatë ai ka shkaktuar ankth dhe dyshime lidhur me aftësinë e tyre për të ndenjur dhe punuar në Shtetet e Bashkuara pas diplomimit.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros sjell hollësi.

Arsimi i shumë studiuesve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara është pezull për shkak të pasojave të koronavirusit.

Përveç kësaj, të sapodiplomuarit që kishin aplikuar për viza të përkohshme pune në Shtetet e Bashkuara po shqetësohen se dokumentat e tyre nuk do të jenë gati në kohë për të filluar punë.

Kjo ka shkaktuar konfuzion.

“Pashë lajmet që Presidenti Trump do të nxirrte një urdhër për ndalomin e përkohshëm të imigracionit dhe mendova ‘çfarë të bëj? A mund të rri? Çfarë do të ndodhë?’”, thotë Athiyah Azeem studente gazetarie nga Singapori

Azeem aplikoi për një program që u jep mundësi pjesëmarrësve të punojnë në fushën e tyre deri në tre vjet.

“Kur aplikoj për punë është sikur shkruaj në cover letter, që nuk kam nevojë për sponsorizim. Ajo që them tani është se kam autorizim pune që mund të hyjë në fuqi në qershor”, thotë ajo.

Qeveria amerikane ndaloi dhënien e vizave para më shumë se një muaji, pasi shumë nga shërbimet konsullore në ambasadat amerikane, u pezulluan.

Meqenëse edhe udhëtimi ndërkombëtar është prekur nga COVID-19, ka shqetësime se si do të shkonin studentët në universitete të caktuara.

“Kemi marrë telefonata dhe kemi biseduar gjatë gjithë muajit të fundit, nëse studentët e pranuar për vjeshtën e vitit 2020 do mund të vijnë. Deri tani nuk e dimë përgjigjen”, thotë Rebecca Hamlin e zyrës së pranimeve në Universitetin e Masaçusetsit.

Hamlin thotë se nëse urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump zgjerohet, duke përfshirë vizat e joimigrantëve, mund të ketë pasoja shumë të rënda për arsimin universitar në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit parashikojnë një rënie prej 15 për qind të numrit tp studentëve që fillojnë universitetet në vitin e ardhshëm akademik, përfshirë 25 për qind mes studentëve të huaj.

Kjo do të thotë një humbje të ardhurash prej 23 miliardë dollarësh për universitetet amerikane.

“Një nga aspeketet e tjera negative është se nuk mund të ofrojmë as mësimin virtual për studentët të cilëve nuk u është miratuar viza, sepse – megjithëse nuk do të ishin fizikisht në Shtetet e Bashkuara – ata nuk mund të jenë zyrtarisht studentë dhe të marrin klasa deri sa t’u miratohet viza”, thotë Hamlin.

Për ata që i kanë mbaruar studimet, pasi të mbarojnë trajnimin, mundësia tjetër është një klasifikim për punë të përkohshme, viza e quajtur H1-B.

“Ata do të mbeten pa alternative, sepse nëse nuk merr dot vizën H1-B, kur të skadon statusi i studentit, të duhet të kthehesh në vendin tend”, thotë avokatja e imigracionit, Rosanna Berardi.

Megjithatë Athiyah Azeem ruan shpresën se aplikimi i saj do të finalizohet deri në qershor.

“Do të përpiqem sa të mundem që të jem vazhdimisht e punësuar nën programin aktual, që pasi të kem përvojë pune të aplikoj për një vizë H1-B vitin e ardhshëm”, thotë ajo.

Studentët që nuk janë në gjendje të ruajnë statusin e tyre të vizës, kanë 60 ditë kohë të kthehen në vendin e tyre.VOA

Tags: Studente shba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.