Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Jemi minus”/Problemet e para të bizneseve pas hapjes, zbardhen shqetësimet pas takimit në terren me Bashën

12/05/2020
FOTOT/ Basha viziton bizneset në Tiranë: Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua me qytetarë dhe biznese në Tiranë për të ndarë me ta shqetësimin e rënies drastike të ekonomisë nga mungesa e ndihmës prej qeverisë.

Në çdo biznes ishte garantuar respektimi i masave për distancimin social dhe higjienën, por problem mbetej gjendja e rënduar ekonomike.

“Jemi gropë”, “na mbytën taksat dhe faturat”, “jemi minus”, “nuk kemi marrë asgjë”, “është shumë keq”, ishin shprehjet më të zakonshme të tregtarëve, shumë prej të cilëve nuk kanë marrë ende ndihmën ekonomike të premtuar nga Rama dhe po jetojnë me kursimet e viteve.

Gjatë takimeve me kryetarin e opozitës sipërmarrësit ndanë shqetësimin për krizën e rëndë ekonomike, që shoqërohet me largimin e njerëzve nga puna dhe me mbylljen e biznesit. Kjo situatë rëndohet çdo ditë e më shumë, ndërsa Rama nuk tregon asnjë vëmendje dhe kujdes për biznesin e vogël që, pas pandemisë dhe rinisjes së aktivitetit, e ka të pamundur të rikthehet në normalitet.

Një tregtar i tha Bashës se dyqanin e kishte mbajtur hapur gjithë kohës, por xhiro ka rënë me 70 %.

“Janë siguracionet që duhen paguar muaj për muaj, që është barrë e madhe. Duhen paguar ujë, drita, tarifa jonormale që vazhdojnë akoma. Nuk pretendojmë për fitime, pretendojmë të mbijetojmë”.

Një nga problemet kryesore të biznesit janë faturat afrofe të dritave dhe ujit, të cilat duhen paguar njësoj si një vit më parë, megjithëse ata nuk e kanë hapur biznesin për dy muaj me radhë.

“Ka sjellë 320 mijë lekë dritat, 68 mijë lekë ka bërë uji. Hosteli është mbyllur. Unë muajin që kam pasur më shumë pune në gusht, e kam pas 170, tani që është mbyll e ka pru 320 mijë”- tha pronari i një biznesi në rrugën tregtare “Myslym Shyri” në Tiranë.

Të gjithë tregtarët u shprehën se janë “shumë keq” dhe se xhiro është “shumë dobët”, duke i shtuar kësaj situate edhe mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria. Dikush me 3 punonjës e dikush me 5 thanë se akoma nuk kanë marrë pagesën për të cilën kanë aplikuar.

Biznesin po e dëmtojnë rëndë taksat, tatimet, si edhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë ekonomike.

“Qeranë e kam gati 300 mijë lekë, nuk kam patur asnjë ndihmë, asgjë, asgjë, asgjë”- tha pronari i një biznesi, ndërsa një tjetër vuri në dukej rënien e madhe të konsumit. “Jemi shumë, shumë dobët. Një rënie drastike, jo tani, por mos them një vit edhe më shumë për të dalë nga kjo rënie.Xhiro ka rënë gjysëm për gjysëm, nuk kemi marrë asnjë ndihmë, pagesat, pagesa, taksat taksa”- u shpreh tregtari. “Zëre sikur jemi papunë. Kjo gjendje ka katër, pesë vjet, jo vetëm tani.”- i tha një tjetër kreut të opozitës. “Dëmi më ka shkuar 2 mijë euro në 2 muaj” -tregoi një zonjë në dyqanin e saj. “Kam paguar qeranë, dritat, ujin, të gjitha. Minus, vetëm gropë”

Xhepat e shqiptarëve janë zbrazur sot për shkak të krizës së renduar prej qeverisë Rama. Premtimet boshe dhe cirku qeveritar nuk e fshehin dot dështimet e Rames dhe përgjegjësinë e tij për varfërinë e tejskajshme, e cila është shtruar këmbëkryq në familjet shqiptare.

/DRONI.al/

Tags: BashabiznsetKoronavirusipandemiaproblemet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026
EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.