Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj është ndarë nga jeta ditën e sotme, ditë kur kishte edhe ditëlindjen. Beqiraj ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e Beqirajt e ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole, i cili e kujton akademikun me fjalët e tij të çmuara me të cilat e niste ditën.
I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: “Ç’farë të mire do të bëjmë sot”?
Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!” njofton Tole.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/