“Mazhoranca të sjellë qëndrimet konkrete”,Bylykbashi: Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet brenda majit

“Mazhoranca të sjellë qëndrimet konkrete”,Bylykbashi: Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet brenda majit

85
0
Shares

Partia Demokratike ka kerkuar qe reforma të përmbyllet deri ne 31 maj dhe maxhoranca të shprehet qartë për qëndrimin e saj rreth propozimeve te tyre.

Bylykbashi i ka dhene dhe nje mesazh Gjiknurit, ku shprehet se deklaratat e tij tregojnë mungesën e vullnetit politik për konsensus.

Është mazhoranca që deri më sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me cështjet e sthruara, por vetëm refuzime. Është mirë që mazhoranca pa humbur kohë në mbledhjen e radhës të vijë me qëndrime konkrete. Ne çështjet e mëdha që kemi shtruar do të çojnë te zgjidhjet finale, sa i përket kodit. Nuk mund të shtrohen çështje, pa adresuar çështjet themelore të kodit. Ne jemi të gatshëm të ecim përpara”, tha Bylykbashi.

PRONONCIMI PËR MEDIA I PËRFAQËSUESIT TË PD NË KËSHILLIN POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI

Oerd Bylykbashi: Sot rifilloi punën Këshilli Politik mbi bazën e kërkesës që opozita e bashkuar i drejtoi përfaqësuesve të parlamentit pak ditë më parë. Në këtë mbledhje të sotme ashtu siç ishte kërkuar edhe në kërkesën tonë, u përcaktua që kjo reformë Këshilli Politik duhet ta mbyllë brenda datës 31 maj. Është objektiv i opozitës që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë drejt përmbylljes me konsensus të një drafti të një Kodi Zgjedhor që parlamenti ta aprovojë pa ndryshime.

Ajo që ne ngulëm këmbë është që para se të vazhdojmë të ecim më tutje duhet që të jetë e qartë: cili është vullneti politik i maxhorancës në lidhje me të gjitha propozimet e rëndësishme që ka bërë opozita e bashkuar në lidhje me një çështje madhore, për të cilat ka drafte dhe propozime konkrete mbi tryezë dhe jemi ndeshur vetëm me refuzim nga maxhoranca për propozimet tona.

Ajo që është e rëndësishme për sa na përket ne, është që ne do të qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensuale me asistencën e OSBE/ODIHR-it dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që brenda 31 majit reforma zgjedhore të përmbyllet dhe më pas t’i drejtohemi menjëherë betejave të tjera politike për konfirmimin e legjitimitetit të pushtetit që është vetëm nëpërmjet zgjedhjeve.

Pyetje: Zoti Gjiknuri ju akuzoi se që po kërkoni ti riktheheni shumë çështjeve nga e para, ndërkohë që ai tha se për çështje të cilat janë mbyllur nuk presim ripropozime të reja nga ana e PD dhe nuk i pranojmë?

Oerd BylykBashi: Deklaratat e zotit Gjiknuri tregojnë edhe njëherë mungesën e vullnetit politik të maxhorancës për të bërë një punë të bazuar në konsensus në Komisionin e Reformës. E ritheksoj, opozita kërkon shprehjen e qartë nga ana e maxhorancës: cili është qëndrimi i saj, vullneti i saj politik në lidhje me çështjet e mëdha që shtron OSBE-ODIHR, për të cilat opozita ka bërë propozime konkrete. Ne nuk i rikthehemi asnjë çështje, ne çështjet i kemi mbi tryezë. Është maxhoranca që deri më sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me çështjet e shtruara përveçse refuzimeve të menjëhershme sapo kemi bërë propozime. Kështu që është mirë që maxhoranca pa humbur kohë, në mbledhjen e radhës të vijë me qëndrime në lidhje me këto propozime.

Pyetje: Zoti Gjiknuri ka numëruar dy çështje thelbësore që është depolitizimi i administratës zgjedhore dhe çështja e Kolegjit Zgjedhor. Ka në listën e Partisë Demokratike çështje të tjera thelbësore që i ndajnë palët? Ajo është lista e tyre, kush është lista jua?

Oerd Bylykbashi: Ne çështjet e mëdha që i kemi shtruar sigurisht që këto do të kondicionojnë edhe zgjidhjet finale për sa i përket Kodit, sepse nuk mundet të shtrohen thjesht çështje pa zgjidhur ato që janë themeli i procesit zgjedhor, gjë që adresohet nga propozimet tona. Loja e maxhorancës për ta tërhequr zvarrë me çështje të tjera shtesë nuk ndihmon procesin. Por ne jemi të gatshëm që në këto tre javë që pothuajse mbeten të ecim përpara.

Pyetje: Zoti Bylykbashi nëse mund t’i kthehemi edhe një herë formulës së KQZ-së që pyeti kolegu pak më herët?

Oerd Bylykbashi: Çështja e KQZ-së është pjesë e çështjes së administratës. Zgjidhja që ne do të kemi mbi bazën e propozimeve tona do të hapë rrugën edhe për KQZ-në apo çështje të tjera. Kështu që nuk është “ka apo nuk ka propozime opozita”, ne i kemi të qarta pozicionet tona, tani duhet që maxhoranca t’i hapë rrugën propozimeve për të shkuar më tej, tek KQZ-ja apo çështjet e tjera.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY