Ish ministri i Edi Rames flet per abuzim dhe arrogance nga pushteti

Ish ministri i Edi Rames flet per abuzim dhe arrogance nga pushteti

251
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur me tone kritike sot duke kerkuar qe drejtesia te perballoje abuzimet dhe arrogancen e pushtetit.

Si drejtues i reformes ne drejtesi Xhafaj ka kujtuar 10 Majin, Ditën e Drejtësisë, ku shkruan mes të tjerash se kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë.

”Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës” shkruan ndër të tjera ish-ministri socialist.

Xhafa dha doreheqje si minister nga ana formale por ne fakt u shkarkua nga Kryeministri pas arrestimit te dy ish deputeteve socialiste. Vetem pak ore dhe do te binte ne pranga  edhe ish kryetari k Bashkise se Durresit, Vangjush Dako.

Postimi i Xhafes:

Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam & miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet & deformimet.

Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë. Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re.

Besoj fort te reforma në drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurt që kurrësesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht.

Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës.

Ata që e duan siç e kishin DJE ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe NESËR e duan si dje, s’paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe & për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY