Italia zgjat lejet e qendrimit me afat te skaduar

Italia zgjat lejet e qendrimit me afat te skaduar

197
0
Shares

Nga Alba Kepi

Qeveria italiane shtyn deri më 31 gusht 2020 kohëzgjatjen e lejeve të qëndrimit me afat të skaduar për emigrantët si dhe praktikat administrative për bashkim familjar.
Zgjatja e emergjencës së pandemisë Covid 19 e nisja e fazës 2 të bashkëjetesës me virusin ende në një sistem masash shtrënguese si në lëvizje e lirë ashtu dhe në ekonominë e vendit, ka detyruar qeverinë italiane të shtyj përsëri afatet e rinovmit për lejet e qëndrimite për praktikat administrative të emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Në dekreti qeveritar të muajit mars me motivin e emergjencës sanitare , qeveria Conte shtyu t deri më 15 qershor 2020, afatet e lejeve të qëndirmi të skaduar për emigrantët.
Ndërsa me një përditësim të këtij dekreti me datë 30 prillit 2020, qeveria italiane vendors të shtyj deri më 31 gusht 2020 të gjitha afatet e skaduara për lejet e qëndrimit të përkohëshëm të emigrantëve për motive pune, për motive punësimi sezonalë, për motive familjare e për motive studimi.

Të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë, punojnë e studiojnë në Itali kanë të drejtë të kërkojnë rinovimin e dokumentacionit të lejeve të qëndrimit të skaduar, brenda 60 ditëve duke u nisur nga data 31 gusht 2020.

Ky afat kohor vlen dhe për të gjithë praktikën administrative të emigrantëve që kanë kërkuar bashkim familjar, statusin e refugjatit, konvertim të lejes së qëndrimit nga ajo studimi në leje qëndrimi pune.

Gjithashtu për punëtorët sezonalë me leje qëndrimi me kohëzgjatje nga 23 shkurti deri më 31 maj 2020 është vendosur afati i ri skadimit deri më 31 dhjetor 2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY