“Zoti Kryeministër hiq gjendjen e shtet-rrethimit, virusi po tërhiqet”

“Zoti Kryeministër hiq gjendjen e shtet-rrethimit, virusi po tërhiqet”

150
0
Shares

FRIKE JO, AKSION OPOZITAR, PERBALLJE PO!

Nga Aleksander Biberaj

Sic shihet situata po i ri-kthehet normalitetit, pavaresisht se une personalisht gjykoj se situata e pandemise eshte keq-perdorur qe nga “dita zero” apo “pacienti zero”, nga klika ne pushtet, e cila qe nga koha e termetit por sidomos gjate pandemise ka marre formen e nje junte ushtarake te pakontrolluar. Situata eshte egzagjeruar, amplifikuar dhe tepruar me qellime te erreta e te mbrapshta per perfitime politike dhe ekonomike nga qeverisja. Propoganda qeverisese vetem ka mbjellur terror psikologjik, frike, pasiguri dhe stres per qytetaret, duke permendur vend e pa vend varre, arkivole apo te vdekur, hipotetiksiht me qindra apo mijera!?

Se fundi nuk kishte asnje lloj shkaku apo nevoje qe situata e fatkeqesise natyrore te zgjatej edhe per 2 muaj deri me 23 qershor. Natyrisht qe meritojne vleresim, respekt dhe mirenjohje te jashtezakonshme ne radhe te pare mjeket, farmacistet dhe infermieret qe ishin dhe jane ne vijen e pare me corona-virusin, por po ashtu meritojne vleresim per punen e tyre te jashtezakonshme me regjim 24-oresh forcat e policise dhe te ushtrise, te cilet kane 2 muaj qe punojne ne kushte shume te veshtira dhe te ekspozuar ndaj virusimit, pune per te cilen kane munguar fatkeqesisht stimujt materiale, ne formen e pagesave per oret jashte orarit, pagesat e veshtiresive apo bonuset e ndryshme. Media ka kryer nje pune te jashtezakonshme gjithashtu, sidomos gazetaret e terrenit dhe operatoret, duke na informuar per gjithcka qe ndodhte ne Shqiperi jashte censures dhe kontrollit qeveritar, por edhe per kete grup shume te rendesishem informimi ne kohe reale mungon ndihma apo shperblimi ekonomik nga ana e qeverise. Fatmiresisht situata e pergjitheshme eshte e mire, dhe te gjithe duhet te mendojme, punojme dhe kontribuojme per ri-kthimin e normalitetit.

Me ne fund “virusi po terhiqet” por duke na lene pas shume plage, pasoja sociale, psikologjike dhe mbi te gjitha ekonomike, pasoja per te cilat qeveria qe menaxhon taksat tona dhe e ka per detyre per t’u kujdesur, ndihmuar dhe gjetur zgjidhje ekonomike per qytetaret dhe bizneset, detyre te cilen nuk po e kryen aspak sic duhet. Qeverisja eshte komplet e coroditur, e hutuar, e tej-lodhur nga mbipushteti dhe nga bashkejetesa me krimin dhe korrupsionin, e tej-konsumuar gjate 7 viteve te keq-qeverisjes, e ndodhur komplet e papergatitur, pa ide, pa inovacion, pa kreativitet dhe pa besim ne vet-vehte, ben vetem show-propogandistik te dale boje dhe pa nivel edhe per show! Politika gjykoj se duhet urgjentisht t’i rikthehet normalitetit dhe opozita duhet te marre pergjegjesite e veta perpara vendit, pasi ka sfida te jashtezakonhsme perpara, ne interes te qytetareve dhe te kombit! Nga keq-qeverisja 7 vjecare nuk pret me askush asgje pasi ka vetem perkeqesime, qytetaret presin vetem rastin e pare per ta larguar nga froni i rrembyer padrejtesisht ne vitin 2017 dhe i mbajtur po padrejtesisht deri tani vetem me demagogji, propogande, mashtrim, krim dhe korrupsion. Si gjithmone vazhdojme te mbetem rekord boterore edhe per masat e zhdrejta represive, per shkeljen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut pa pyetur per kushtetute dhe as per ligje!Situata eshte teper e zymte, por jo pa shprese!

TANI ESHTE KOHA! FRIKE JO, PERBALLJE, AKSION OPOZITAR PER TE NDRYSHUAR REALITETIN, PO!

Publiée par Aleksander Biberaj sur Vendredi 8 mai 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY