Dy shqiptarë u kapen nga policia britanike ndersa po perpiqeshin te fusnin ne vend një sasi kokaine, që kapte vlerën ne treg mbi 1 milionë paund.
Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.
Atyre iu gjetën 16 kg kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontenerieve ne Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.
Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vlerave e lëndës narkotike të sekuestruar mund të kapë e vlerën e mbi 1 milionë paund.
Shqiptarët e arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para trupit gjykues më datë 3 qershor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/