Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Mundësi riatdhesimi për shqiptarët në SHBA, studentët të parët në listë

05/05/2020
VITI 2017/ Tendenca e re e emigracionit, 10-fishohet numri i grave të larguara nga vendi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një mundësi riatdhesimi për studentët shqiptarë që kanë mbetur në SHBA, afrohet pikërisht sot për t’u nisur drejt Shqipërisë nga Nju Jorku më 6 maj. Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber njofton sot në Fb se:

“Studentët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe mundet të kapin fluturimin e datës 6 maj nga New York, Boston, Washington DC, Dallas (Teksas), apo Seatlle duhet të kontaktojnë menjëherë agjensinë e udhëtimit, sipas këtij njoftimi.

Në se nuk ka më interes nga studentët (do mund të presim deri ditën e martë, 5 maj në mesditë EST time) vendet do i vëmë në dispozicion për qytetarët që janë në listë pritje. Në këtë moment kanë ngelur shumë pak vende të lira!”

 Faber ka sqaruar detajet e këtij fluturimi.

“Një mundësi tjetër riatdhesimi për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin: Nju Jork-Londër-Tiranë.

Nisja me datën 6 maj pasdreke nga Aeroporti JFK, nëpërmjet kompanisë British Airëays (fluturim komercial) që mbërrin në Londër në Aeroportin Heathroë më datë 7 maj. Qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt SHBA-së me viza turistike do të pajisen me një vizë (falas) 24-orëshe tranziti në aeroport.

Qytetarët që janë të pajisur me green card ose pasaportë amerikane (por që janë shtetas shqiptarë), dalin nga aeroporti me atë document.

Sapo të dalin nga kontrolli i dokumentave, pasagjerët duhet të marrin bagazhet dhe të drejtohen menjëherë drejt autobuzave që do mundësojnë transportin nga Aeroporti Heathroë drejt Aeroporti Luton nga ku do jete fluturimi tjeter. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë.

Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për fluturime drejt Shqipërisë dhe duke kuptuar që mundësitë për udhëtime drejt Shqipërisë janë gjithnjë e më të pakta, si edhe për ta bërë të mundur procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme.

Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Londrës dhe pasaj drejt Shqipërisë, si dhe transportin me autobuz ndërmjet dy aeroporteve gjatë tranzitit në Londër. Në momentin e rezervimit të biletës, do të deklaroni dhe qytetin ku jetoni në Shqipëri, për udhëzime të mëtejshme që lidhen me procesin e karantinimit (brenda shtëpive tuaja ose sipas udhëzimit përkatës).

Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur.

Për të mundësuar këtë fluturim, ju drejtohemi të gjithe qytetarëve, veçanërisht aty që kanë vendosur emrin në listë pritje të drejtohen tek:

Email : info@globustravelusa.com
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602

Numri i vendeve është i limituar, përparësi kanë studentët dhe të moshuarit që nuk kanë arritur të marrin kujdesin shëndetësor dhe ilaçet gjatë qëndrimit në SHBA.

Kjo është mundësia e fundit për riatdhesime të organizuara.Ju urojmë udhëtim të mbarë!

Floreta Luli-Faber
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

/DRONI.al/

Tags: detajefaberfluturimeriatdhesimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.