Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spahia publikon sms-të dhe bën thirrje për ministrinë: Të sëmurët kronikë janë lënë në mëshirë të fatit

04/05/2020
PD këmbëngul: Pa shtimin e testimeve nuk shkëpusim dot zinxhirin e infektimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar se fundmi lidhur me emergjencat e tjera shendetsore, perpos asaj te COVID-19.

Sipas asaj qe konstaton ai, mijëra të sëmurë kronikë mbeten në mëshirën e fatit, pa mundur të dinë ecurinë e sëmundjes, pa mundur të kryejnë ekzaminime e analiza. Spahia zbulon se prej 2 muajsh janë pezulluar gjithë ndërhyrjet kirurgjikale jo urgjente, duke cuar në përkeqësimin e pacientëve me sëmundje tumorale, atyre me sëmundje kardiovaskulare.

Lidhur me kete emergjence dhe te tjera, Spahia shprehet se detyrimi i qeverisë shqiptare në këtë situatë, do të ishte pajisja e mjekëve, me të gjitha masat e duhura mbrojtëse në cdo shkallë të sistemit, që nga ai parësor, tek ai terciar; krijimi i kushteve të përshtatshme të punës dhe rikthimi i mjekëve pranë të sëmurëve, aty ku u takon.

MESAZHET E PUBLIKUARA

POSTIMI I PLOTE

Mirë që po bën eksperimente me Covid-19, por kjo qeveri ka harruar se qytetarët kanë edhe nevoja të tjera shëndetësore, përtej këtij virusi. Kush ka patur fatin e keq të ketë një urgjencë mjekësore, që nuk është Covid-19 në këto javë, ka hasur në absurdin më të madh.

Mjeku i familjes i izoluar plotësisht, ofron vetëm shërbim online për pacientët kronikë, duke i kontaktuar në telefon. Të gjithë ne që kemi privilegjin të veshim bluzën e bardhë, e dimë mire se kontrolli mjekësor nuk është një bisedë telefonike, por është kontakt i drejtpërdrejtë sy me sy me pacientin.

Eshte vizita në dhomën e mjekut; është kontrolli me stetoskop; është ekzaminimi klinik, që nuk mund ta zëvendësojë asnjë teknologji, sado e përparuar. Dhe ky problem nuk ndalet këtu. Prej gati 2 muajsh jane pezulluar konsultat me mjekët specialistë, si në poliklinat e specialiteteve, ashtu edhe në QSUT. Mijëra të sëmurë kronikë mbeten në mëshirën e fatit, pa mundur të dinë ecurinë e sëmundjes, pa mundur të kryejnë ekzaminime e analiza. Prej 2 muajsh janë pezulluar gjithë ndërhyrjet kirurgjikale jo urgjente, duke cuar në përkeqësimin e pacientëve me sëmundje tumorale, atyre me sëmundje kardiovaskulare etj. E njëjta situatë edhe me problematikat stomatologjike, ku cdo mjekim a trajtim i vonuar, sjell dëme të pariparueshme e me kosto për pacientët.
Covid-19 është vetëm një problematikë shëndetësore, ndërsa neglizhenca totale dhe kolapsi që ka kapluar sistemin shëndetësor sot, rrezikon të shkaktojë më shumë dëme se SarsCov2.

Detyrimi i qeverisë shqiptare në këtë situatë, do të ishte pajisja e mjekëve, me të gjitha masat e duhura mbrojtëse në cdo shkallë të sistemit, që nga ai parësor, tek ai terciar; krijimi i kushteve të përshtatshme të punës dhe rikthimi i mjekëve pranë të sëmurëve, aty ku u takon.

Mendoni edhe për nevojat e tjera shëndetësore të qytetarëve zonja ministre; jepuni mbrojtjen e duhur mjekëve dhe lejojini të ushtrojnë profesionin e tyre, ashtu sic janë betuar. Janë të domosdoshëm dhe do ishin një ndihmesë shumë e cmuar, jo vetëm për përballimin e Covid-19, por për të gjitha patologjitë e tjera shëndetësore. Cdo vonesë e mëtejshme në hapjen e sistemit shëndetësor në cdo hallkë të tij, do të shkaktonte pasoja të padëshirueshme. Nuk është cështje dëshire personale apo politike, por detyrë, kushtetuese e njerëzore!

/DRONI.al/

Tags: Bardh spahiaKoronavirusimesazhetsemundje kronike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.