Rrëfehet 22 vjeçari: Vidhnim makina dhe i modifikonim tek servisi i Besmirit,...

Rrëfehet 22 vjeçari: Vidhnim makina dhe i modifikonim tek servisi i Besmirit, e vramë për paratë

1490
0
Shares
Klevis Alla

Klevis Alla, 22 vjeç është një i penduar i Drejtësisë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë dhe dëshmia e tij, të paktën deri tani ka dhënë sukses në hetimin e vrasjes së vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Por, diskutimet janë vënë mbi dëshminë e dhënë nga Alla. Sipas asaj që ka deklaruar Klevis Alla, duket se krimi ka qenë vetëm në “terren shqiptar”.

Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, ka deklaruar Klevis Alla para policisë.

Ndërkohë, ai është shprehur se për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë kishin marrë porosi.

Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar edhe një pistë tjetër për shkakun e vrasjes së vëllezërve Haxhia, e cila lidhet me grabitjen e 5 milion eurove në Rinas.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY