NEW YORK/ Shpikja e re, si do te vritet virusi Covid 19...

NEW YORK/ Shpikja e re, si do te vritet virusi Covid 19 ne trenat e metrose

319
0
Shares
Trenat dhe Autobusët do të përdorën llambat ultraviolet “UV-C” për të “vrarë” koronavirusin COVID-19, në metron NYC
Nga Beqir SINA – New York
NYC : Zyrtarët e sistemit të transportit të udhëtarëve,MTA, në metron e qytetit të Nju Jorkut, njoftuan planet për të përdorur llampa të fuqishme ultraviolet për të dezinfektuar trenat, autobusët dhe zonat e agjencisë së sistemit të transportit, përfshirë stacionet dhe zyrat, shkruan sot tabliodi njujorkez New York Daily News.
Simbas kësaj gazete, thuhet se zyrtarët e sistemit të transportit të udhëtarve, në metronë e Nju Jorkut, besojnë se më në fund po shkëlqen një dritë e re – dhe simbas tyre krejtësisht vdekjeprurëse – në zhdukjen e coronavirusit të ri COVID-19.
Po ashtu zyrtarët e MTA thanë për Daily News, se për të dezinfektuar trenat, autobusët dhe zonat e agjencisë – MTA, ka vendosur një azhurnim modern që ka nisur me spërkatjet kimike, që zakonisht përdoren për pastrim.
Teknologjia, e re me rreze ultraviolet thotë New York Daily News, është një pjesë e përpjekjeve të pastrimit të trenave, autobusëve, stacioneve dhe zyrave e axhensisve të Autoritetit të Transportit Metropolitan, që do të përdoret gjatë pandemisë së koronavirusit, dhe lindi si nevoje nga një partneritet me shkencëtarët në Universitetin Columbia, të cilët kishin filluar më parë të testonin rrezet UV, si një metodë për të vrarë coronavirusin COVID-19, më shpejt se sëmundjet e tjera në sistemet e tranzitit.
Llamba me rreze ultraviolet, thanë  zyrtarët e Autoritetit të Transportit Metropolitan, për tabloidin New York Daily News,  do të vendosen brenda vagonave të trenave të metrosë, dhe, brenda autobusëve në të gjithë MTA, në një instalim që mendohet të fillojë javën tjetër, më 11 maj, thanë zyrtarët e transportit të udhëtarëve MTA.
Ata thanë se rrezet e quajtura “UV-C”, të cilat mund të dëmtojnë njerëzit nëse ekspozohen drejtpërdrejt, do të përdoren vetëm gjatë kohës kur trenat dhe autobusët janë në parkingun e tyre, jo gjatë punës.
David Brenner, drejtor i Qendrës për Kërkime Radiologjike të Universitetit Columbia, tha që hulumtimi nuk ka vendosur 100% se rrezet “UV-C” mund të vrasin COVID-19, por vuri në dukje, ai se do të ishte “e pakonceptueshme për mua që nuk do të vriste këtë virus të veçantë”.
“Nuk ka dyshim se do të ketë ndonjë efekt të dobishëm, sepse nëse mund t’i pastrojmë trenat e udhetarve dhe autobuset nga viruset çdo mëngjes, atëherë do të jetë një plus i madh,” tha Brenner.
“Gjatë ditës, viruset fillojnë të kthehen në vagona dhe autobusë, pasi njerëzit janë në lëvizje, dhe ndoshta edhe kolliten ose teshtijnë ose çfarëdo tjetër.”
Llambat me rreze ultraviolet do të testohen në një pjesë të trenave dhe autobusëve të MTA-së, gjatë kësaj ajve, por zyrtarët shpresojnë të zgjerojnë programin nëse studiuesit e Universitetit Kolumbia përcaktojnë se ka qenë efektiv.
Guvernatori Cuomo njoftoi javën e kaluar se metroja e New York City do të mbyllet çdo ditë nga ora 1 e pasmesantës deri në 5 të mëngjesit për të pastruar plotësisht vagonat e trenit. Guvernatori tha po ashtu se mbylljet do të jenë në fuqi për sa kohë do të jenë edhe masat për kohëzgjatjen e pandemisë, shkruan tabloidi njujorkez Daily News.
Coronavirus në New York:
“MTA , thotë se po eksploron të gjejë çdo zgjidhje që shkencëtarët dhe tregu duhet të ofrojnë në përpjekjet e tyre, për të siguruar që sistemi i transportit të jetë i sigurt për klientët dhe punonjësit njujorkez,”, tha shefi i inovacionit të MTA Mark Dowd, duke shtuar se :”Projekti pilot që përfshin këtë teknologji të rrezeve UV-C, është një shembull tjetër i asaj, që ndërsa ne kërkojmë mënyra alternative për të zvogëluar në mënyrë efektive rrezikun për trenat dhe autobusët.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY