Ministrja Shahini: Deri me 15 maj, planet e detajuara per kthimin e...

Ministrja Shahini: Deri me 15 maj, planet e detajuara per kthimin e studenteve ne auditore

131
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, zhvilloi sot një komunikim me Retorët e universtieteve publike nga te cilet kerkoi qe deri më 15 maj te prezantojnë planet e tyre të detajuara për mbylljen me sukses të këtij viti akademik. Ministrja duket se kembengul per kthimin e studenteve ne Universitet. Ajo tja gjate nje komunikimi online se COVID-19 në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, por vendi nuk është jashtë rrezikur dhe do të ketë masa të rrepta për ata që kthehen në fakultet.

“Kemi kërkuar nga universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që do të mbyllen plotësisht online – pra nuk do të kenë nevojë të kthejnë studentë fare në auditorë apo laboratorë; sa është numri i studentëve që kanë nevojë të kthehen në auditorë e laboratorë për punë të ndryshme para provimeve; dhe sa është numri i saktë i studentëve që do të bëjnë provime gjatë korrikut dhe fillim-gushtit të këtij viti – gjithmonë duke prioritizuar studentët që do të diplomohen. Pastaj ne, në koordinim me MSHMS bëjmë edhe verifikimet e fundit për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kësaj kohe kur duhet të punojnë në objektet e universiteteve”, shpjegoi ministrja Shahini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY