Motori i makinës së blinduar që transporton paratë ka marrë flakë ndërsa nuk janë shënuar të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën që të çon drejt qytetit të Libohovës ku automjeti i blinduar i firmës së ruajtjes se sigurisë “NAZERI” ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorit duke rrezikuar shkrumbimin e saj.
Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur para, por menjëherë forcat e policisë private kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ata kanë lokalizuar origjinën e flakëve duke shmangur dhe djegien e plotë të furgonit të blinduar.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/