Mark Marku: Urdhri i Shahinit eshte kunder urdhrit te Manstirliut

Mark Marku: Urdhri i Shahinit eshte kunder urdhrit te Manstirliut

79
0
Shares

Pedagogu Mark Marku deklaroi sot se Universiteti nuk garanton distancen sociale nese studentet do te kthehen ne auditore sic ka urdheruar ministria e Arsimit.

“Universiteti duhet të komunikojë më ministrinë dhe ti thotë të vërtetën qytetarëve, se nuk mund të garantojë sigurinë. Nëse Ministria dhe qeveria vendos të mos e zbatojë kërkesën duhet të mbajë përgjegjësi. Do të bëj denoncim në Gjykatë për të mbrojtur veten apo Fakultetin, ndërkohë gjithë vendi ka 2 muaj në karantinë”, tha Marku per Abcnews.

Nëse koronavirusi përhapet tek një student rrezikohen të gjithë të tjerët. Universiteti duhet të respektojë autonominë që ka. Ne nuk e garantojmë dot sigurinë e studentëve apo pedagogëve. Nëse qeveria, ministria apo Rama do të ketë guximin dhe papërgjegjësinë të thotë vazhdoni si jeni, normalisht nuk mund të bëhemi bashkëfajtorë. Ne kërkojmë komunikim. Nëse do të ndodhë diçka do të mbajnë përgjegjësi titullarët e institucioneve.

Unë si shef Departamenti nuk mund të mbaj përgjegjësi, do të bëj një denoncim në Gjykatë. Unë do të mbroj veten, studentët, do të bëj denoncim në gjykatë ditën që do të detyrohem të kthehem në auditor. Kështu mund ta bëjnë Fakuletetet, nuk e di sa do ja vlente të rrezikojmë jetën e një studenti apo pedagogu ndërkohë që gjithë vendi është në karantinë.

Vendimi për hapjen e lokaleve nuk lejon të futën klientët në ambientet e brendshme të lokaleve, por përse studentët dhe pedagogët kërkohet të kthehen në auditore. Të gjithë duan t’i kthehen jetës normale, por a është e mundur në këtë mënyrë”, tha Mark Marku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY