DYSHIMI/ Grafiku i Covid 19 në Shqipëri në muajt janar dhe shkurt,...

DYSHIMI/ Grafiku i Covid 19 në Shqipëri në muajt janar dhe shkurt, asnjë përgjigje nga institucionet

222
0
Shares

Ende nuk ka asnjë përgjgije zyrtare në lidhje me grafikun e ndërtuar mbi tamponet për grip që janë zhvilluar në Shqipëri përgjatë muajit janar dhe shkurt. Bëhet fjalë për rreth 62 përiqnd të pacientëve që kishin simptoma të qarta gripi por nuk rezultuan me grip sezonal. Grafiqet janë bërë publike nga Renato Osmënaj, mjek radiolog në spitalin ’Shefqet Ndroqi’ dhe janë të publikuara nga institucionet shëndetësore shqiptare.

“O PIKUUUUUUU!

Grafiku i pozitivitetit të egzaminimeve për grip ne muaj janar shkurt 2020. Kolonat me ngjyrë BLU janë tamponat që kanë qenë negativ!

A mund ta dimë se nëse nuk ka qenë grip pse ishin sëmurë këta njerëz?!

62.5 % negativ në periudhën dhjetor-shkurt?????”, shkruan mjeku në tekstin shoqërues të grafiqeve.

Ndërkaq Osmënaj dhe mjekur tjetër Gëzim Xhepa kanë publikuar edhe grafi të mushkërive zhvilluar tek pacientë të ndryshëm gjatë muajve janar dhe shkurt ku duket forma e ngjashme me ata të sëmurë që më vonë u identifikuan me covid 19.

Që të dy këta mjekë I qëndrojnë idesë së piku I të infektuarve me covid në Shqipëri ishte përgjatë muajit janar dhe shkurt ndërkohë që institucionet shëndetësore nuk kishin as protokoll për sëmundjen.

Grafiku I publikuar prej Osmënaj lë të dyshohet fort se të sëmurët me Covid 19 në Shqipëri ishin të bollshëm në vend në dy muajt e parë të vitit. Ata thonë se vetëm analizat seriologjike mund të verifikojnë një gjë të tillë, dhe se këto analiza duhet të bëhen nga institucionet shëndetësore.

Ndërkaq një komentues ka treguar përvojën e tij në lidhje me sëmundjen gjatë muajit janar, rrëfen se nuk patën efekt ilacet e zakonshme kundër gripit ndërsa simptonat ishin të njëjta me ato të Covid 19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY