Berberet kane nje jave kohe te mesojne gjithe keto rregulla

Berberet kane nje jave kohe te mesojne gjithe keto rregulla

399
0
Shares

Berberet dhe parukerite do te hapen me 11 maj. Por do ju duhet qe krahas kushteve të përgjithshme si për çdo biznes tjetër, te marre dhe masa të posaçme.

Te tilla jane: vetëm një klient në 10 metra katrorë, qese plastike në hyrje për klientët, që më pas hidhen, caktimi i takimeve me telefon që të mos krijohen radhë, ndalimi i qëndrimit brenda të shumë personave, dezinfektimi i gjithë pajisjeve pas përdorimit me një klient, pastrim i ambientit tre herë në ditë, etj.

Masat e parashikuara:

Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.
Për çdo rast, Administratori/Personi Fizik Tregtar lajmëron menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Nëse simptomat e vërejtura janë të rënda, Administratori/Personi Fizik Tregtar aktivizon protokollin e karantinimit të punonjësit, si dhe merr masa për evakuimin e gjithë personelit jashtë objektit. Personeli i evakuuar jashtë objektit të mos lejohet të lërë perimetrin pa ardhur strukturat shëndetësore për të kryer vlerësimin.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas check-listës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe Administratorin/Personin Fizik Tregtar. Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në ambientin e paracaktuar. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

• Çdo punonjës është i detyruar t’i deklarojë Administratorit/Personit Fizik Tregtar nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë Administratorin/ Personin Fizik Tregtar. Punonjësi duhet të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Vajtje-ardhja në punë me këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Në rast të lëvizjes me automjet duhet mbajtur detyrimisht maska dhe dorezat dhe të shmanget prekja e sipërfaqeve. Automjeti dezinfektohet dhe ajroset çdo ditë. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment: doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes në punë si dhe para dhe pas çdo klienti që shërbehet.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment: sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve, si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse. Kujdes duhet treguar në prekjen e mjeteve të punës pas shërbimit të klientit. Fillimisht duhen dezinfektuar dorezat.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Klienti që kryen trajtime të fytyrës mund të mos mbajë maskë, por duhet të sigurohet distanca më e madhe e mundshme klient-ofrues shërbimi dhe koha të reduktohet në maksimum. Rekomandohet përdorimi i maskave sa më profesionale apo mjekësore.

• Në hyrje, jashtë ambientit, çdo klient pajiset me veshje plastike (qese) njëpërdorimshe për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje. Veshje plastike për këpucët përdorin edhe ofruesit e shërbimit nëse nuk përdorin këpucë/ shapka të brendshme sterile.

• Në hyrje drejtuar direkt për në dhomën e zhveshjes, çdo klient që kryen shërbime të trajtimit trupor duhet të pajiset me veshje njëpërdorimshe, e cila hidhet në kosh.

• Karriket, poltronat, krevatet etj. ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me njëpërdorim. Në mungesë të mbështjellëses, vendet e ofrimit të shërbimit duhet të dezinfektohen mirë për çdo klient. Letra e përdorur griset dhe hidhet në kosh.

• Peshqirët duhet të jenë të ambalazhuar/paketuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient. Pas përdorimit hidhen në kosh të mbyllur të veçantë. Peshqirët duhen larë çdo ditë. Prekja e peshqirëve të papastër bëhet vetëm me doreza.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkol.

• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis klientëve në çdo drejtim. Subjekti riorganizon vendosjen e vendeve të punës si karrige, poltrona, krevatë etj. sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm. Në rast të pamjaftueshmërisë së hapësirës subjekti shërben aq klientë sa i lejon hapësira duke respektuar detyrimin e mësipërm. Në ambientet me hapësirë mbi 40 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke riorganizuar vendosjen për ruajtjen e distancës midis klientëve.

• Subjekti shërben vetëm me prenotim online apo me telefon dhe nuk lejohet krijimi i rradhëve të pritjes në brendësi të ambientit apo jashtë tij.

• Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve me pagesë me kartë krediti.

• Pas çdo veprimi me cash/karta krediti duhet dezinfektuar duart.

• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 4 herë në ditë për 10 minuta. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve. Në momentin e ajrosjes subjekti nuk ofron shërbim për asnjë klient dhe për këtë subjekti organizon prenotimet për të respektuar detyrimin e mësipërm.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve, klientëve apo mes palëve të treta furnizues etj. përfshirë përshëndetjet. Aktivitetet si masazhet trupore të kryhen duke përdorur dorezat plastike.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike. Në rast hyrje dalje nga ambienti i brendshëm i punës, punonjësi kryen dezinfektimin përkatës të duarve.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

• Çdo pajisje pune si gërshërë, makina qethëse, furça, krehër, pjastra, pajisje depiluese, kapëse plastike, mjete pune druri, metalike apo plastike etj. duhet dezinfektuar/sterilizuar për çdo klient si dhe para e pas mbylljes së aktivitetit ditor. Për pajisjet metalike të punës rekomandohet edhe përdorimi i sterilizimit me autoklava.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë biznes trajtim flokësh/estetikë/trajtim trupor, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë biznes trajtim flokësh/ estetikë/trajtim trupor sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY