I kërkuar në Itali për trafik droge, denoncimi i ish-deputetit Gjunkshi: I...

I kërkuar në Itali për trafik droge, denoncimi i ish-deputetit Gjunkshi: I arrestuari djali i policit në detyrë

288
0
Shares

Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.

Sipas ish-deputetit Gjunkshi, i cili disponon informacione, 35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.

Gjunkshi thote se dhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

“Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant?

MBROJTJA VJEN NGA KUPOLA DREJTUESE E PARTISË SOCIALISTE NË PUSHTET.Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën”,-shkruan ish-deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY