‘COVID-19 që në janar në Shqipëri’, Bino kritikon kolegët: Faktet tona nuk...

‘COVID-19 që në janar në Shqipëri’, Bino kritikon kolegët: Faktet tona nuk dalin në facebook…

539
0
Shares

Dy mjekët e njohur Gëzim Xhepa dhe Renato Osmenaj publikuan disa fakte të tjera që provonin se ka pasur raste pozitive me covid prej muajsh, edhe pse nuk janë të konfirmuar zyrtarisht.

Por kjo e vërtetë e nxjerrë sheshit, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Silva Binos, e cila shprehet se profesionistët e vërtetë nuk dalin në media me fakte të tilla.

Bino shprehet entuziaste se në vendin tonë është shmangur skenari italian, ndersa i kritikon mjeket, pasi informacione te tilla duhet te jepen duke u studiuar me eskpertet dhe jo neper facebook.

Kujtojme se Silva Bino, e pranoi publikisht ne nje interviste televizive, se ne Shqiperi ka patur raste me koronavirus, por nuk kane qene me simptoma te dukshme.

POSTIMI I PLOTE I SILVA BINO

Njerezit mund te bejne hamendesime por kur bejne disa qe e quajne veten profesioniste ne zanatin e tyre kjo me cudit pa mase. Deri me sot nuk kam degjuar asnje opinion nga shoqata te caktuara profesioniste ne lidhje me ceshtje te caktuara te infeksionit te cilat debatohen midis profesiostesh dhe dalin me konkluzione.

E kuptoj fare mire qe te gjithe jane infeksioniste, virologe dhe epidemiologe ne kete moment. Semundjet infektive jane iteresante te besh opionistin por kjo vlen per ata qe nuk jane profesioniste e jo per ata qe e konsiderojne veten te tille. Tani duhet te ishte momenti te te gezoheshit qe fale nje pune te profesionisteve epidemiologe, imfesioniste, virologe ne Shqiperi nuk ndodhi skenari italian. Beni verejtje per te permiresuan punen tani dhe ne muajt qe vijne pasi sfida te reja do te kemi por ruajeni veten pasi mania per protagonizem ju nxjer qesharake ne planin profesional pa cka se populizmi do ju mbuloje me lavde te cilat sic ngrihen ashtu dhe bien.

Faktet tona nuk dalin ne facebook por atje ku gjykohen me mire ne mjedsiin shkencor. Hamendesimet tuaja shkruajini e argmentojini si duhet botojini ne artikuj nderkombetare bile me shkalle impakti sic i thone atje ku debatohet e verteta e jo per te coroditur njerezit. Besoj se sot duhet ti gezohemi jetes me 519 te sheruar, duhet tu themi falemnderit te gjithe ekipit te sherbimit epidemiologjik kudo qe me te gjtha mangesite qe kane bene ate qe askush nga ata hamendesues nuk e beri, te gjithe ekipit te infektivit qe me vetmohim beri te pamunduren, per te gjithe ekipin e ISHP qe nuk pati kure asnje vonese dhe testoi naten dhe diten qe rezultatet te jepeshin brenda 24 oreve dhe puna e gjurmimit, hetimit dhe izolimit te ndodhte brenda 24 oreve. Gezojuni kesaj e falenderoni kete gje kritikat e nevojshme duhet ti debatojme neser pasi vetem duke i analizuar permiresohemi por me profesionalizem dhe jo keqdashesi e mungese diturish.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY