“Veliaj, ne mes te krizes i dha oligarkut pronen publike”

“Veliaj, ne mes te krizes i dha oligarkut pronen publike”

502
0
Shares

“Qeveria me kuotën më të ulët në 30 vjet, Tirana do t’i prijë ndryshimit”, tha Gazment Bardhi denoncon aferën e Veliajt sonte ne emisionin Java ne RTSH. Në mesin e krizës, shpronësoi pronën publike për interesin e një oligarku, tha Sekretari i Pergjithshem i PD.

Pjese nga intervista:

Pyetje: para jush ishte Kryeyari Bashkisë që tha se mezi po priste të nistë fushatën për mandatin e tretë. Opozita bën sondazhe për të parë impaktin në opinion për qëndrimet e veta dhe çfarë ju thonë matjet nëse i keni?

Gazment Bardhi: Para se të bëj një koment për sondazhet tona, të kundërshtarit apo me rradhë, vetëm një fjali. Do të ishte shumë e ndershme që kryetari i bashkisë së Tiranës në parashtrimin e vet se sa mirë po e bën punën dhe po i ndihmon qytetarët, ndërkohë që i ka braktisur qytetarët, t’i kishte informuar që jo më larg se dje në mes të krizës së pandemisë në këshillin bashkiak ka propozuar shpronësimin e një tjetër prone publike të bashkisë së Tiranës për t’ia dhënë atë një oligarku. Dhe fakti që kryetari i bashkisë së Tiranës mendon për oligarkët edhe në kohë krize më bëri që unë të qesh, kur thotë se “me zor po pres të vijë fushata”. Në fakt me zor po presin qytetarët shqiptarë që të vijë fushata që t’i japin ndëshkimin e merituar modelit që më shumë mendon për propagandën dhe oligarkët se për njerëzit e varfër dhe qytetarët që kanë nevojë për mbështetje.

Për të kaluar tek sondazhet, sondazhet tona flasin për një nivel më të ulët historik mbështetjeje që ka patur ndonjëherë një qeveri në 30 vite pluralizëm në Shqipëri. Në këtë moment që flasim, kuotat e kundërshtarit tonë politik janë në nivelet më të ulëta historike. Sigurisht, që Partia Demokratike dhe opozita edhe për shkak të qëndrimeve konstruktive, se e dëgjova që tha nuk kanë dhënë asnjë ndihmë, ne ndihmojmë qytetarët çdo ditë me ato mundësi që kemi, por ndryshe nga Erjon Veliaj, Edi Rama dhe gjithë qeveria e tij që me paratë tona, se nuk është se i blen me paratë e veta ato pakot, marrin 10 kameramanë me vete dhe shkojnë e denigrojnë dinjitetin e një njeriu të varfër duke e nxjerrë në foto për pakot me 2 kg makarona apo oriz. Ne kemi zgjedhur të bëjmë një politikë ndryshe, me ndihmën e bizneseve të ndryshme që janë përkrahës të Partisë Demokratike të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi familje apo qytetarë në nevojë. Dhe kemi vendosur, është vendim politik i kryetarit të partisë që ne mos të ekspozojmë me pakot e ushqimeve dhe me familjet në nevoja ekstreme për të shtyrë ditën apo për të ushqyer fëmijët. Prandaj edhe unë me zor pres të vijnë zgjedhjet, mundësisht nesër, dhe jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria jam i bindur që do t’i prijnë ndryshimit dhe do t’i japin përgjigjen e merituar cilitdo që në kohë pandemie apo edhe në kohë normale nuk mendon për interesin e qytetarëve por mendon për interesin e një grushti të vogël njerëzish që pasurohen në kurriz të varfërisë së mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY