Rreziku i simptomes se re te Covid 19, sistemi imunitar cmendet te...

Rreziku i simptomes se re te Covid 19, sistemi imunitar cmendet te femijet

318
0
Shares

Nga Bild
Mjekët në Itali, Angli, Spanjë dhe vende të tjera janë të alarmuar. Bëhet fjalë për një komplikim të rrallë, që mund të shkaktohet nga virusi i koronës.

Relativisht pak fëmijë preken, por ka raportime se ky numër po shtohet.

Prej tri javësh ka një numër në rritje fëmijësh në njësitë e kujdesit intensiv me hiper-inflamacion të disa organeve, sipas një paralajmërimi dramatik nga Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar. Simptomat janë të ngjashme me atë të sindromës së rrallë të Kavasakit ose sindroma e shokut toksik.

Me fjalë të tjera, sistemi imunitar çmendet, organet sulmohen, gjaku helmohet dhe jeta është në rrezik.

“Ju lutem përhapeni fjalën”, paralajmërojnë ekspertët britanikë të kujdesit intensiv. Ata kanë vënë re probleme me traktin gastrointenstinal, ndërsa enët e gjakut janë të inflamuara. Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock tha në një konferencë për shtyp se është shumë i shqetësuar. Disa fëmijë pa sëmundje të mëparshme të njohura kanë ndërruar jetë.

Edhe pediatrit në Spanjë paralajmëruan së fundmi se një numër në rritje fëmijësh po vuajnë nga dhimbje atipike abdominale dhe ankesa gastrointestinale. Rënia e presionit të gjakut, shoku dhe problemet e zemrës mund të ndodhin brenda pak orësh.

Pediatri italian, dr. Angelo Ravelli bëri një vëzhgim të ngjashëm dhe u shkroi 10 mijë kolegëve se sindroma e Kavasakit është në rritje në rajonet e prekura veçanërisht nga korona. “Këta fëmije nuk i përgjigjen trajtimit tradicional,” paralajmëroi ai.

Sipas agjencisë AP, rastet e para të dyshuara të sindromës Kavasaki, të lidhura me koronën, janë raportuar edhe në Francë, Belgjikë dhe SHBA.

Sidoqoftë, prindërit nuk duhet të shqetësohen shumë, bëri të ditur Shoqata Britanike e Pediatërve për BBC. Sepse edhe nëse duket sikur sëmundja shumë e rrallë e Kavasakit po rritet, në terma absolut rastet janë shumë të rralla.

Për shembull, në Angli aktualisht flitet për 20 fëmijë ët sëmurë. Një numër i ngjashëm rastesh është vënë re në Bergamo të Italisë që nga mesi i marsit. Normalisht një numër i tillë regjistrohet brenda një viti.

Interesant është fakti se disa nga fëmijët testuan negativ për koronavirusin e ri. Sipas dr. Russsell Viner, president i Shoqatës së Pediatërve në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu po shqyrtohen pasojat alternative të koronës, përfshirë viruse të tjera dhe trajtime të reja.

Por hipoteza është se kjo ka lidhje me Covid-19.

‘Corriere della Sera’ raportoi nga rajoni i Bergamos se edhe fëmijët që testuan negativë për koronavirus vinin nga familje ku virusi ishte i shfrenuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY