DRAFTI/Masat e rrepta në plazhe, çfarë parashikohet: Nga matja e temperaturës deri...

DRAFTI/Masat e rrepta në plazhe, çfarë parashikohet: Nga matja e temperaturës deri tek vendosja në shezllone

273
0
Shares

Ministria e Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë kanë përgatitur sëbashku një draft protokoll për zbatimin e masave të sigurisë anti covid-19 për sezonin turistik. Në draft theksohet se protokolli do të jetë i vlefshëm pasi të miratohet, vetëm nëse qeveria do të urodhërojë lehtësimin e masave për të shkuar në plazh.

Sipas draft protokollit për sezonin turistik çdo njësi akomoduese do të duhet të ketë një koordinator anti covid-19, i cili do të trajnohet nga nga autoritetet kompetente për të gjithë procedurën dhe masat parandaluese qe duhet të ndërmarrë me qëllim trajnimin nga ana e tij të stafeve respektive.

Koordinatori duhet të hartojë një rregullore të brendshme, në përputhje me këtë protokoll masash, do ti caktojë detyra konkrete stafit si dhe do të marrë masa për furnizimin me mjetet dhe logjistikën e nevojshme.

Protokolli urdhëron që stafi duhet të jetë i pajisur me të gjithë gamën e Pajisjeve Specifike të Mbrojtjes Personale (PSMP), disa prej të cilave mund të jenë bazike, dhe në raste të tjera mund të jenë më të plotësuara në varësi të llojit të shërbimit.

Në cdo rast, i gjithë stafi duhet të pajiset përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, me doreza dhe maska mbrojtëse të higjenizuara

.Çdo punonjës duhet të marrë trajnimin e nevojshëm të siguruar nga koordinatori antiCovid19 dhe administrata e sipërmarrjes, për përdorimin korrekt të PSMP në mnëyrë që ti përdorë ato në përputhje me informacionin e marrë.

Cdo punonjës duhet të mirëmbajë PSMP-të pa bërë asnjë ndryshim apo modifikim në to, si dhe të njoftojë menjëherë koordinatorin në rast se konstatohet defekt apo mos-përmbushje e kushteve të nevojshme.

Monitorimi i përgjithshëm i vizitorëve

Koordinatori anti-Covid19, dhe administratorët e sipërmarrjes janë përgjegjës  për monitorimin e përgjithshëm të vizitorëve që në momentin e parë të kontaktit e në vijim.

Në cdo hyrje ambjenti, temperatura matet nga pajisje automatike ose nga një person i autorizuar dhe i trajnuar nga koordinatori anti-Covid19 për këtë qëllim. Në rast se temperatura e matur rezulton më e lartë se norma e lejuar, komunikohet menjëherë me koordinatorin anti-Covid19 si dhe përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme.

Trajtimi i Rasteve Simptomatike

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të infeksionit të frymëmarrjes (kollë e thatë, ethe, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë koordinatorin anti-Covid19, si dhe administratorin e sipërmarrjes. Nëse personi që paraqet simptomat është një punonjës ose bashkëpunëtor i sipërmarrjes, ai duhet të ndërpresë menjëherë punën dhe të komunikojë me koordinatorin anti-Covid19.

Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit, së largu në hollin e hyrjes së strukturës pa u futur më tej (për vizitorët) dhe/ose përmes koordinatorit anti-Covid19 për stafin. Koordinatori anti-Covid19 dhe administratori i strukturës informon menjëherë përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe/ ose numrin përkatës të Emergjencave Mjeksore, për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit me prioritet.

Inventari i pajisjeve anti-Covid19 që duhet të ketë çdo sipërmarrje turistike

Përpara fillimit të aktivitetit dhe kontaktit me njerëzit, çdo sipërmarrje turistike duhet të sigurojë kompletin e pajisjeve të mbrojtjes anti-Covid19:

– maska të fytyrës të tipit FFP2;

– doreza njëpërdorimshe latex;

– pajisje mbrojtëse për fytyrën dhe/ ose syze mbrojtëse;

– veshje me mëngë të gjata e të plota njëpërdorimshe;

– mbulesa të kepuceve njëpërdorimshe;

– dezinfektues / peceta higjenike për të pastruar sipërfaqet;

– termometra elektronik apo pajisje të monitorimit automatik të temperaturës;

– qese dhe kosha të veçantë për mbetjet e rrezikshme;

– purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh;

– solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve.

Regjistri i Monitorimit të Temperaturës së Stafit

Koordinatori anti-Covid19 mban një Rregjistër specifik për monitorimin e temperaturës së punonjësve, dhe garanton matjen e detyrueshme të temperaturës në fillim dhe në përfundim të turnit të punës.

Monitorimi dhe raportimi i personave të dyshuar si të infektuar

Stafi i shërbimit dhe pastrimit duhet të informojnë menjëherë Koordinatorin anti-Covid19 menjëherë sapo konstaton ose dyshon për një rast të shfaqjes së simptomave të ngjashme me Covid19.

Rregulla të transportit me autobuzë/ furgona turistikë

1. I gjithë mjeti të dezifektohet nga sipërmarrje të licensuara, dhe të pajiset me të gjithë

inventarin e pajisjeve të nevojshme anti-Covid19, përshirë këtu edhe kutitë e emergjencës dhe të ndihmës së shpejtë për cdo rast.

2. Sediljet dhe sidomos sipërfaqet që mund të kontaktohen me duar, dhe konsiderohen mbajtëse të mikrobeve, duhet të dezinfektohen rregullisht disa herë në ditë, si dhe të higjenizohen me pajisje pastrimi me përbërje alkooli.

3. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të mbajnë përgjatë gjithë kohës maska dhe doreza si dhe të reskpektojnë distancën fizike me pasagjerët. Përgjatë ngarkim-shkarkimit të bagazheve duart duhen dezinfektuar me kujdes.

4. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të informojnë pasagjerët, mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike me të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, si dhe duhet të informojnë pasagjerët mbi protokollet e masave anti-Covid19 në rast të konstatimit të të dyshuarve me simptoma të infeksionit Covid19.

5. Mjeti i transportit turistik të pastrohet me kujdes para dhe pas përdorimit nga vizitorët, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, me kujdes dhe vëmendje të vecantë në krahët e mbështetjes së sediljeve, parmakëve mbështetës, xhamave si dhe dyerve.

6. Rekomandohet të vendoset një mbrojtëse fizike midis sediljes së shoferit dhe pasagjerëve (pleksiglas ose të ngjashme me to). Nëse kjo nuk është e mundur atëherë rreshti i parë i sediljeve pas shoferit të mos përdoret për uljen e pasagjerëve.

7. Rekomandohet që numri dhe rregullimi i pasagjerëve nëpër vendet e mjetit të jetë i tillë që të lejojë distancën prej 1 metri midis tyre. Nëse është e mundur, rekomandohet që udhëtarët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit, por në formë diagonale duke e lënë bosh vendin pas secilit.

.8. Rekomandohet që përgjatë gjithë periudhës së udhëtimit, pasagjerët të përdorin maska mbrojtëse njëpërdorimshe të cilat mund të vihen në dispozicion nga administratori I mjetit turistik.

9. Rekomandohet që ventilimi i mjetit të jetë sa më natyral dhe të evitohen ku është e mundur kondicionimi.

Pritja e vizitorëve

Me mbërritjen e grupeve të vizitorëve, koordinatori anti-Covid19, duhet të jetë në oborrin kryesor të hyrjes bashkë me stafin mbëshetës të strukturës akomoduese, për të kontrolluar hyrjet/ daljet në hotel dhe për të menaxhuar distancën fizike.

Rregulla për shërbimin në Bare dhe Restorante

Vendosja e tavolinave ne restorante dhe bare

Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të behet duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metra katrorë. Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m.

Rregullat në servirjen e ushqimit

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska dhe dorashka të higjenizuara.

Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, Menaxhmenti i hotelit/resortit duhet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve. Klientët duhet të respektojnë distancën 1.5 metra nga njeri tjetri.

Rregulla për ushtrimin e aktiviteteve rekreative

Aktivitet argetuese

Të matet paraprakisht temperatura e gjithësecilit anëtar të grupit përpara se të pranohet në ambjentet e brendshme të strukturës akomoduese apo automjetit lëvizës.

Në rast se qoftë edhe një person rezulton me temperaturë të lartë dhe shenja të qarta të infeksionit Covid19, rekomandohet që aktiviteti argëtues të anullohet komplet, dhe të merren masa për trajtimin e rastit dhe personave që mund të kenë qenë në kontakt me të.

Ne cdo rast organizatorët e aktivitetit duhet të sigurojnë një distancë fizike prej 1.5 metra midis pjesmarrësve si dhe të sigurojnë dezinfektimin e karrigeve dhe ambjentit para dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Organizatorët duhet të sigurojnë makineri automatike me xhel me përbërje alkooli dhe ku mundet edhe peceta duarsh, për të siguruar një higjenizim maksimal.

Aktivitetet sportive (palestra)

Pjesmarrësit duhet të dezinfektojnë duart perpara se te futen ne palestra, që janë pjesë përbërse e strukturave akomoduese. Organizatorët duhet të sigurojnë qe ne cdo kohe distanca midis veglave të palestrimit të jetë mbi 2 metra ne drejtim horizontal dhe vertikal

Kendi për fëmijë

Ndalohet hapja e këndeve për fëmijë në strukturat e brendshme të strukturave akomoduese. Po ashtu ndalohet lyerja e fytyres se femijeve nga persona te trete per aresye argëtimi.

Zonë pishine

Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm. Po kështu duhet të largohen rregullisht papastërtitë e dukshme në sipërfaqje të ujit.E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave (përfshirë muret, dyshemetë,

pajisjet, tavolinat dhe karriget, dorezat e dyerve, dushet, banjot, dollapët dhe pajisjet e tualetit) duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën një herë në dite por dhe më shpesh nese fluksi i klientëve është i lartë.

Standardi i qartësisë së ujit duhet të ruhet në mënyrë të tillë që turbullimi i ujit siç shprehet në Nephelometric Turbidity Units të mos kalojë 5; dhe ngjyra e ujit siç shprehet në Hazen Units ose Pt-Co Color Units nuk duhet të kalojë 5.

Cdo jave pastroni filtrat e ujit si dhe murin e pishinës, dyshemenë e pishinës, parmaket dhe shkallët për të hequr shenjat e këqija.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë në grupe dyshe me distance distance të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget. Koshat dhe peshqirët e letrës duhet të jenë të disponueshëm. Krahas kësaj, punonjesi i pishines i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse në mëngjes, drekë dhe mbrëmje.

SPA / Sauna

Të kryhet rregullisht mbas çdo séance pastrimi i saunas përpara se të fillojë seanca tjetër

Sipërfaqja e mjedisit, veçanërisht në pjesën e sipërme të stolit, duhet të dezinfektohet pas çdo seance, më pas te shpëlahet me ujë dhe pastrohet. Po ashtu edhe në qendrat e bukurisë.

Shërbimi

Çaji dhe kafeja duhet të shërbehen vetëm në gota letre nje përdorimshe. Nuk lejohet bar vetshërbimi.

Gjatë larjes në det, duhet respektuar distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.

Në tavolinat në baret e plazhit mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.

Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.

Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.

Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.

Për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve a)të respektohet një distancë prej të paktën 10(dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4 (katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

Ndalimi i veprimtarive argëtuese

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.

Sipas drfat protokollit për turizmin, kontrolli i zbatimit të masava do të bëhet nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.

Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara nga ky udhëzim do të sjellë sanksione për shkelësit. Kjo do të shkaktojë zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me subjektet që kanë marrë me qera hapësirat e plazhit përushtrim të veprimtarisë ekonomike.

Burimi: Gazeta Si

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY