Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku rreshton argumentat për qeverinë: Ja raporti i FMN për ndihmën ekonomike, jepuni shqiptarëve ç’ju takon

30/04/2020
PD paraprin rreziqet: Arsyet pse ligji i pronësisë është anti-kushtetues, ne do ta rrëzojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në facebook deklaron se këtë vit oligarkët do të marrin nga taksat e shqiptarëve 26 milion euro përfshirë dhe tenderat korruptivë.

Sa i përket deklaratës së ministrit Ahmetaj se qeveria ka dhënë ndihmë ekonomike 5.7% të PBB-së, Tabaku thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milion euro, nga të cilat qeveria ka paguar 27 mln euro dhe 9600 pako ushqimore.

“Mos vidhni edhe në kohë pandemie. 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, ndërsa ju gatiteni t’i mbushni me rrena. Nuk mund të gënjehet pafundësisht një popull”,-shkruan ish-deputetja.

Reagimi i plotë:

T’ju them që qeveria gënjen për masat ekonomike, për mbështetjen për ndihmën sociale dhe për pakot ushqimore dhe se këto gënjeshtra bajate i përdorin me shpresën se do t’ia hedhin lumit, nuk po them diçka të re. Por, për t’iu përgjigjur thesit të madh të gënjeshtrave që dalin nga goja e qeverisë gënjeshtare po ju rreshtoj disa argumente dhe shifra. Meqë kjo qeveri i ka alergji të dyja.

Ministri Ahmetaj, i njohur për aftësitë manipulatore, deklaroi se qeveria ka dhënë ndihmë ekonomike 5.7% të PBB-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milion euro. Nga të cilat qeveria ka paguar 27 mln euro dhe 9600 pako ushqimore.

Kjo ndihmë ekonomike që nuk i përafrohet as 1% të PBB-së dhe që është shpërndarë po aq sa marrin PPP e inceneratorëve, po fshihet paturpësisht me gënjeshtra qeveritare. Deri më tani qeveria që gënjen publikisht i ka vjedhur shqiptarët duke rritur taksat me mbi 50%, duke sajuar taksa për biznesin dhe duke shpikur ulje për oligarkët. Vetëm për këtë vit nga taksat e shqiptarëve oligarkët do të marrin 260 milion euro përfshirë dhe tenderat korruptivë.

Ndërsa familjet shqiptare, bizneset, sipërmarrësit presin nga qeveria ajo vazhdon ritualin e zakonshëm. I gënjen shqiptarët dhe i trajton si njerëz pa dinjitet. Ua vjedh taksat për t’i ndarë me oligarkët e përhershëm. Ua vjedh taksat e rritura që edhe sot në mes të pandemisë i paguajnë një më një, për të bërë tendera sekretë. Pastaj për t’u tallur me shqiptarët deklarojnë se kanë dhënë për biznesin 800 milion euro.

Jepini shqiptarëve atë që ju takon. Mos vidhni edhe në kohë pandemie. 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, ndërsa ju gatiteni t’i mbushni me rrena. Nuk mund të gënjehet pafundësisht një popull.

/DRONI.al/

Tags: Ahmetajjorida tabakuperplaset

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.