Miratohet Akti Normativ, çfarë projektligje të tjera kaluan sot deputetët

Miratohet Akti Normativ, çfarë projektligje të tjera kaluan sot deputetët

200
0
Shares

Kuvendi ka mbajtur sot seancën e 3-të për COVID-19 ku ka miratuar 11 akte ligjore, disa prej tyre për koronavirusin.

Saktësisht për situatën janë miratuar ndryshimet në buxhetin për 2020, janë miratuar falja e gjobave dhe madje lekët apo pantetat dhe automjetet do të rikthehen brenda 15 majit, sështë miratuar inspektimi sanitar si dhe marrëveshja e përbashkët SHqipëri- KE për kundërmasat mjekësore. Por, në relacionin shoqërues të aktit normativ, që u kalua në Komisionin e Ligjeve, mungonin shifrat sa i takon numrit të gjobave që do të falen, por edhe se sa shkon shuma financiare që kap ky vendim i qeverisë, i miratuar nga Kuvendi. Gjithashtu, nuk specifikohet se sa është numri i gjobave që do të kthehen tek ata qytetarë.

Pas datës 8 maj gjobat dhe ndëshkimet e rregullave të ndalim qarkullimit do të vendosen në bazë të ndryshimeve të kodit penal.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri të ditur se  90 deputetë votuan pro projektligjit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2020.

Marrja e masave Anti-Covid u miratua me 89 vota pro.  Ndërsa projektligji për pyjet u votua nga 90 deputetë dhe projektligji për prokurimet publike u miratua me 98 vota pro në parim.

vijon..

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY