Nje femije 12 vjec u godit sot nga nje makine ne aksin rrugor Korce-Maliq teksa udhetonte me nje biciklete. Femija u godit nga nje makine Opel nderkohe qe policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, njofton policia e Korces.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/