Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edhe vëllai i Adriatik Alimadhit rezultoi i infektuar me koronavirus: Ishim në një dhomë spitali

30/04/2020
Deputeti Alimadhi po trajtohet me oksigjenoterapi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe Vëllai i deputetit Adriatik Alimadhi ka qenë i infektuar dhe tashmë është shëruar prej një javë kur edhe ka lënë ambientet e spitalit.

Fatos Alimadhi thotë ne rrjetet sociale se ka vënë re shenja të sëmundjes dhe pasi ka marrë në telefon Urgjencën Kombëtare i kanë thënë të pijë paracetamol dhe vetëm pas disa telefonatash të familjarëve ata janë interesuar më shumë për gjendjen e tij.

Alimadhi shkruan se është shtruar në spital tre ditë pas të vëllait dhe ka qëndruar për disa kohë në të njëjtën dhomë me të dhe duke qenë se gjendja e tij ishte më e rënduar është detyruar në shumë raste t’ia bëjë ai shërbimet.

“Përshëndetje miq dhe të afërm, Me këtë status po i’u rrëfej historinë time në luftën me covid 19… U bë gati një javë që kam dalë nga spitali por nuk i’ u njoftova për shkak të gjendjes jo të mirë të tim vëllai, adriatikut i cili ndodhej në reanimacion të sanatoriumit. Mëngjesin e 24 marsit u zgjova me disa shenja që përkonin me ato të covid 19: temperaturë, ethe, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje trupi e sidomos dhembje mesi e barku. E kalova ditën e parë duke përdorur paracetamol. Edhe dy netët më pas ishte e njëjta situatë. Paracetamolët, limonat dhe hudhrat nuk po bënin më efekt. Në mbrëmjen e ditës së tretë vendosa të marrë 127. I mora dhe i’u shpjegova gjendjen në të cilën ndodhesha. E dini cila ishte përgjigjja e tyre?

Izolohuni në një dhomë më vete dhe kur të keni temperaturë pini paracetamol. U mundova t’iu mbushja mendjen por ishte e kotë. Ata vazhdonin me të tyren, më tepër si organ këshillues, me pak fjalë, si avokati i popullit. Pas dy orësh i telefonoi era, vajza ime e madhe por ata sërish vazhduan të jenë këshillues.
Kështu unë vazhdova duke menduar kalon sot e kalon nesër. Të dielën në mbrëmje i telefonon vëllai i vogël e i’u thotë për gjendjen time por ata sërish këshillues. Më pas i telefonon vëllai i madh, flamuri dhe siç duket ky i’u erdhi hakut.

Më telefonojnë dhe më thonë që ishin urgjenca e infektivit. Interesoheshin për gjendjen time, gjithashtu qe do vinin të më merrnin me ambulancë. Pas një ore mbërritën pranë shtëpisë dhe unë përfundova në urgjencën e infektivit. Më morën tamponin dhe me thanë se përgjigjja dilte për 24 orë. Ju thashë që nuk kisha problemin tim por të familjes pasi edhe ata kishin simptoma të covid-19 por nuk më dëgjuan. Ditën tjetër në mbrëmje erdhi lajmi që pritej, isha pozitiv. Më pyetën çfarë e kisha alimadhin tjetër që kish ardhur 3 ditë para meje. I’u tregova që jam i vëllai dhe kështu përfundova në të njëjtën dhomë me adriatikun. Kalova gati një javë në spital në një gjendje jo të mirë por shumë shpejt e mora veten. S’do i harroj tre ditët e para ku veç të tjerave mu bënë kryqet dhe brinjët copë. Dysheku i krevatit ishte skandaloz. Deri sa e ndreqëm atë punë me një dyshek tjetër. Me disa vuajtje por e kalova.

Nuk kisha hallin tim por te tim vëllai pasi gjendja e tij u përkeqësua jashtëzakonisht. Ai pothuajse nuk lëvizte fare dhe të gjitha shërbimet i’a bëja unë. E njëjta situatë vazhdoi për ditë të tëra. Në datën 8 të këtij muaji i bënë një skaner. Nga bisedat që bëra më thonë që skaneri nuk kishte dalë fortë mirë dhe adriatiku nuk duhet ta marrë këtë informacion. U ndjeva shumë keq dhe nuk dija çtë bëja. Në këtë situatë ishte doktor maksi, të cilin e falenderoj pasi me ndërhyrjen e tij e qetësoi situatën. Ai i bëri të ditur se skaneri ka dalë pak më mirë se herën e parë. Një gënjeshtër e bardhë që duhej në atë moment për pak kurajo. Ai i tha dhe disa këshilla për tu bërë sa më i besueshëm. Erdhi dhe doktori i cili kujdesej vazhdimisht për ne por nuk tregoi realitetin.

Gjendja ishte e rëndë. Im vëlla luftonte çdo ditë e çdo natë me të keqen. Situata vazhdonte e tillë me një përmirësim të lehtë. Pas 2 testeve të bëra rezultuam negativ. Më vonë, të hënën e datës 21 të këtij muaji i bënë skanerin tjetër. Doktoresha na njoftoi për skanerin i cili kishte një përmirësim por duhej të transferohej në sanatorium. Me gjithë këmbnguljen e tim vëllai për të qëndruar aty doktoresha ishte e vendosur për ta kaluar në sanatorium pasi aty ishin specialistët për mushkritë. Vendim i drejtë, por unë gjykoj se duhej të ish marrë më herët.

Ditën tjetër me ambulancë i’u drejtuam sanatoriumit. Adriatikun e shtruan në reanimacion kurse unë duhej të kthehesha në shtëpi. Kthimi im në shtëpi e tensionoi situatën. Familjarët mendonin se gjendja e adriatikut ishte më e rëndë derisa ishte shtruar në reanimacion. Nuk kishim as mundësi komunikimi, e më në fund gjetëm mundësinë nëpërmjet një doktori i cili na informonte mbi gjendjen e vëllait. Ditët e para mjekët e paraqitën gjendjen të rënduar. Me kalimin e ditëve im vëlla e mori veten dhe doli nga reanimacioni e tani ndodhet në një nga dhomat e spitalit. Sot, gjendja e tij është më e qëndrueshme dhe më e mirë. Me kurajo, me forcë, me vullnetin e tij të hekurt, me fizikun e fortë ja doli të fitojë këtë luftë.

Gjatë ditëve të qëndrimit në spitalin infektiv kisha edhe një detyrë të vështirë. Duhet t’iu komunikoja gjendjen time dhe të adriatikut miqve dhe të afërmve. Më të vështirë e kisha kur flisja me gocat e tikut dhe mbesat e mija kelën dhe geçin që ndodhen në turqi por edhe me sheqeren bashkëshorten e adriatikut. Mundohesha ta bëja gjendjen sa më të mirë për ti qetësuar. E vështirë ishte edhe me vëllezërit, nipërit, pasi që të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Por edhe me miqtë dhe dashamirësit tanë ishte e vështirë. Të gjithë kërkonin informacion për shëndetin e adriatikut. Tani që gjendja e adriatikut është përmirësuar me pa durim po e presim të kthehet midis nesh

Forca adriatik! Mos harro se të duam shumë! Ardhja juaj në familje do na qetësonte të gjithëve. Një falenderim të sinqertë dua të shpreh për stafin mjekësor që na shërbyen sikur të ishim familjarët e tyre. Janë heronjtë e vërtetë në këtë betejë. Nuk dua të harroj dhe një këshillë për të gjithë, Ruhuni dhe tregoni kujdes për veten dhe familjaret tuaj! Mirenjohje dhe respekt… Fatos alimadhi!”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Tags: alimadhiDeputetiKoronavirusivellai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.