Rama: Me 11 maj do te kemi vendime te rendesishme per levizjen

Rama: Me 11 maj do te kemi vendime te rendesishme per levizjen

149
0
Shares

Kryeministri ka paralajmeruar sot se do te shtojen disa zona te tjera te gjelberta duke perjashtuar Tiranen edhe per disa jave, ndersa me 11 maj do te identifikohen linja ajrore dhe kanale tokesore per levizje.

“Jane disa zona të tjëra që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Tirana në këtë moment mbetet zonë delicate dhe për këtë arsye nuk përfshihet. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbërta”,- tha Rama.

Sipas kryeministrit pas 11 majit parashikohet të ketë disa lehtësime të tjera sa I përket lëvizjes.

“Dëgjoj vërejtet e disave dhe më duket sikur nuk jetojnë në këtë planet. Faktikisht është e gjithë bota kështu. Masat e lehtësuara në Greqi nuk e lejojnë lëvizjen nga prefektura në prefekturë. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët, e gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes. Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët”,- shtoi ai.

Ne vijim Rama njoftoi se ka nje lajm edhe per Universitetet neser, megjithese disa prej tyre tashme kane marre vendimet.

”Sot kam pasur një mbledhje të fundit me Ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me Universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet”, tha Rama

Një ditë më parë Ministria e Arsimit vendosi hapjen e shkollave për një periudhë tre javore vetëm për maturantët. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY