A percillet virusi nga kartmonedhat, Banka Qendrore jep nje sqarim

A percillet virusi nga kartmonedhat, Banka Qendrore jep nje sqarim

109
0
Shares

Banka Qendrore Evropiane ka bere te ditur se infektimi nga parate nuk eshte kaq shume evident.

Paratë e gatshme përdoren gjerësisht në Eurozonë dhe jashtë saj, por  bizneset u kanë kërkuar konsumatorëve së fundi që të përdorin kartela për të shmangur kontaktin me një bankënotë që mund të jetë prekur nga një person i infektuar.
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, tha se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës së koronavirusit është 10 deri 100 herë më i lartë në një sipërfaqe çeliku se sa në kartëmonedha.

“Analizat e tjera tregojnë se është shumë më e vështirë që një virus të transferohet nga sipërfaqja poroze, si kartëmonedha e pambukut, sesa nga sipërfaqe të lëmuara, si plastika”,  – u shpreh Panetta në një blog.

“Euro shtypet në letër të pastër me fije pambuku. Më shumë se 340 milionë njerëz në të gjithë Evropën e përdorin atë. Paratë e gatshme mbeten mënyra mbizotëruese e pagesës për konsumatorët e Eurozonës”,- tha BQE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY