Basha: Rama, autoritarizëm dhe regjimi facebook

Basha: Rama, autoritarizëm dhe regjimi facebook

83
0
Shares

Rama zëvendësoi interesin e 3 milionë shqiptarëve me atë të 10 oligarkëve, deklaroi sot kryetari i PD, Lulzim Basha në një intervistë me gazetarin Çim Peka në Syri Tv.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Ose jeni dakord edhe me mua dhe me z.Fuga, ose pranoni vërejtjet se nuk po bëni opozitë politike, por po bëni opozitë me njërzillëk, ose duhet të thoni po, opozita ka nevojë të orientohet politikisht edhe në kohë pandemie?

Lulzim Basha: Absolutisht qëndrimi i profesorit është i drejtë dhe analiza e tij është e drejtë. Sigurisht, pandemia ka 6 javë që zgjat, opozita nën drejtimin tim ka marrë vendimin e duhur jo për të mos bërë politikë por të fokusuar gjithë politikë bërjen e saj tek prioritetet kombëtare të atij momenti që ishte ruajtja e shëndetit, e jetës, e sigurisë dhe e mirëqenies të qytetarëve. Nuk ka gjë më politike sesa në këto momente opozita të propozojë përpara një qeverisje të çoroditur. Ne përpara pandemisë ishim në kushtet e një autoritarizmi dhe pandemia vetëm e nxori në pah edhe më shumë autorizimin dhe atë që unë e kam quajtur regjimi i Facebook-ut, që është një metaforë që e përdori edhe profesor Fuga. Por përgjegjësia e parë nuk ishte të tregonim me gisht që kemi një kryeministër që qeveris nga Facebook-u apo nuk qeveris fare, kemi një qeveri që përfaqëson interesat e 10 shqiptarëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve, të 10 oligarkëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve. Sepse këto janë gjëra që sado që të qëndrojnë më 11 mars, 15 mars nuk kishin vlerë të madhe për shqiptarët, ndërsa propozimet tona të paktën e vunë nën presion qeverinë. Cilat ishin propozimet tona të parat në qoftë se ju kujtohet?! Propozimi ynë i parë që akoma nuk është zbatuar është ai i rritjes masive të testimeve për të kuptuar dimensionin e vërtetë të pandemisë. Pas propozimeve që ne bëmë për marrjen e masave të cilat ju e dini ne propozonim masa ky dilte dhe tallej në parlament. Një shkollë mbylli vullnetarisht ambientet e saj, shkolla Udha e Shkronjave, ky i hoqi licencën. Dhe keni parë sesa inkoherent, sesa jo stabël ka qenë, midis dy javëve ka ndryshuar disa herë qëndrime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY