Virologu i njohur: Nje vale e dyte do te ishte e tmerrshme!

Virologu i njohur: Nje vale e dyte do te ishte e tmerrshme!

94
0
Shares

Muhammad Munir, virolog në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se duhet mendiar mire përpara se të vendosin për lehtësimin e masave të izolimit pasi nje vale e dyte do te ishte me e rende se e para. Evropoa e Lire zhvilloi nje interviste me te.

Radio Evropa e Lirë: A janë gati disa vende t’i heqin masat e izolimit kundër koronavirusit?

Muhammad Munir: Nëse shohim përhapjen e përgjithshme të këtij infeksioni, ajo ka një intensitet të ndryshëm. Disa vende janë shumë më përpara, si për shembull Italia, Spanja dhe Franca, ndërsa të tjerat si Danimarka, Holanda dhe Suedia janë relativisht më prapa. Për shkak të intensitetit të ndryshëm të shpërthimit, edhe masat e kontrollit janë vënë varësisht prej situatave respektive. Tani, numri i të infektuarve ka nisur të bie në Itali dhe Spanjë dhe ato kanë nisur t’i heqin disa kufizime. Por, unë mendoj se është vërtet herët që të hiqet ndonjë kufizim i madh, sepse ne nuk dimë shumë për këtë virus. Ai është rreth nesh që tre muaj e gjysmë. Ai duhet të hulumtohet shumë më shumë, përpara se të jemi të sigurt se e kemi mposhtur dhe se nuk kthehet sërish. Nëse kthehet sërish, do të ishte një situatë më e tmerrshme, sepse njerëzit do të ishin të lodhur, ashtu si edhe ekonomitë, dhe kthimi i kontrollit do të ishte shumë më i vështirë. Andaj, heqja e masave të kontrollit duhet të bëhet me shumë kujdes.

Radio Evropa e Lirë: Kur është një vend i gatshëm për të lehtësuar masat parandaluese?

Muhammad Munir: Strategjia e daljes nga izolimi duhet të përcaktohet në nivel vendi, ose së paku në nivelin kontinental. Ekzistojnë disa kritere që përcaktojnë se kur duhet të zbatohet strategjia e daljes nga izolimi. Kushti i parë ka të bëjë me rënien e ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus për 14 ditë më radhë. Kjo është koha kur mund të nisni të mendoni për lehtësimin e masave të kufizimit. Kushti i dytë i rëndësishëm është që sistemi shëndetësor i vendit të mund të garantojë se çdo person i infektuar, mund të mjekohet. Dhe, kushti i tretë është kapaciteti i mjaftueshëm për të identifikuar çdo person, qoftë pozitiv ose negativ, përmes testimit. Pastaj, ju mund t’i izoloni ata që janë pozitivë me koronavirus, ndërsa ata që janë negativë mund t’i testoni për të parë nëse kanë anti-trupa kundër koronavirusit. Pra, nuk është një strategji e lehtë e daljes nga izolimi, por këto janë tri kushtet kryesore për të përcaktuar kohën e daljes.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë rreziqet e heqjes së kufizimeve shumë herët?

Muhammad Munir: Nëse masat kufizuese hiqen para kohe, njerëzit do të ishin sërish në kontakt me njëri-tjetrin dhe virusi do të përhapej midis atyre që nuk kanë qenë të infektuar. Edhe për njerëzit që kanë qenë të infektuar më parë dhe kanë krijuar imunitet, ne nuk e dimë ende se sa mund të zgjasë ky imunitet. Ata po ashtu mund të riinfektohen, andaj numri i rasteve mund të rritet ndjeshëm. Kjo do të ishte vërtet problematike, sepse vënia e masave të kontrollit për herë të parë është më e lehtë sesa herën e dytë. Dhe, kjo nuk është shumë befasuese: praktikisht në çdo pandemi që kemi parë, vala e dytë ka qenë e pashmangshme. Prandaj, këtë herë, unë mendoj se paralajmërimet duhet të merren shumë seriozisht dhe duhet të sigurohemi që [virusi] të mos kthehet përsëri.

Radio Evropa e Lirë: Pse një valë e dytë mund të ishte edhe më vdekjeprurëse se e para?

Muhammed Munir: Një nga arsyet përse vala e dytë është gjithmonë vdekjeprurëse, është se njerëzit që kanë qenë të izoluar, le të themi, për gjashtë ose shtatë javë, ata janë lodhur. Kështu që, ata do të nisin t’i kthehen jetës normale. Dhe, nëse masat e izolimit rivendosen, njerëzit do të binden më vështirë. Problemi tjetër është se njerëzit që nuk janë imunë, që nuk janë infektuar herën e parë, do të goditen nga virusi, sepse nuk janë ekspozuar kurrë. Nuk kanë pasur imunitet. Por, ana plus e kësaj është se, për shembull, nëse në valën e parë kemi pasur 20 deri në 30 për qind të njerëzve të infektuar, kjo do të thotë se ata do të kenë imunitet dhe do ta ngadalësonin përhapjen e virusit brenda grupeve të vogla. Por, grupet që nuk kanë qenë të ekspozuara më parë, do të goditeshin rëndë. Në fazën e dytë, edhe qeveritë do të ngurronin të vinin kufizime, për shkak të ekonomisë. Qeveritë nuk do të donin të kishin edhe një raund vendimesh të vështira.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta ndjekin vendet e tjera shembullin e Kinës?

Muhammed Munir: Kina është izoluar në mënyrë të paparë. Asnjëherë në histori nuk ka pasur një shkallë të tillë izolimi. Kjo ka lënë një përshtypje mjaft të mirë, sepse e ka rrafshuar lakoren e rasteve mjaft shpejt. Kjo edhe i ka nxitur vendet e tjera që të zbatojnë masa të njëjta të izolimit. Por, tani që ka dalë nga izolimi, edhe vendet tjera do të përpiqen ta ndjekin shembullin e saj. Megjithatë, janë disa mesazhe të rëndësishme që dalin prej atje. Për shembull, në Vuhan [të Kinës], izolimi është hequr në mënyrë relativisht simbolike, sepse lëvizja e njerëzve është ende e kufizuar. Vetëm njerëzit që kanë kodin e gjelbër QR [në telefonat e tyre mobilë] janë lejuar të dalin jashtë, sepse këta janë njerëz që kanë mjaft antitrupa në gjakun e tyre, andaj edhe janë të mbrojtur. Po ashtu njerëzit që bëjnë punë thelbësore, si prodhimi i pajisjeve mjekësore, lejohen të dalin. Pra, kemi mjaft për të mësuar nga skenari i Vuhanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY