Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mpiksja e gjakur nga Covid shqetëson mjekët amerikanë, filloi në ditët e para të marsit

24/04/2020
SHBA, sot 1373 viktima nga covid. Trump, fonde shtesë për pagat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në fund të muajit mars ndërsa koronavirusi vazhdonte të përhapej në qytetin e Nju Jork mjekët e spitalit “Mount Sinai” vunë re një fenomen të çuditshëm që po ndodhte me gjakun e pacientëve me COVID-19. Mjekë të specialiteteve të ndryshme vunë re shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut në organe të ndryshme, transmeton Zwri I Amerikws.

Nw vijim kronika e radios amerikane:

Në fund të muajit mars neurokirurgu J Mocco i spitalit “Mount Sinai” po mbante shënime rreth një simptome alarmante që po vinte re në shumë prej pacientëve të tij.

“Ndërsa kurba e pandemisë kishte nisur realisht të ngjitej në Nju Jork ne filluam të vërejmë, në të gjithë qytetin, një numër të madh goditjesh në tru dhe disa prej tyre ishin jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë ai.

Përgjatë tre javëve duke nisur nga mesi i marsit, doktor Mocco vizitoi 32 pacientë që kishin pësuar goditje me bllokime të forta të gjakut në tru. Ky numër pacientësh përbënte dyfishin e numrit që ai ka trajtuar zakonisht në të njëjtën periudhë dhe të paktën gjysma e tyre ishin diagnostikuar me COVID-19.

Doktor Mocco i ndau gjetjet e tij me një tjetër mjek që kishte vënë re një fenomen të ngjashëm, pacientë me shenja të trashjes dhe mpiksjes së gjakut, por në mushkëri. Mjekët e spitalit “Mount Sinai” besojnë se kjo është një tjetër mënyrë se si koronavirusi mund ta shkatërrojë trupin e njeriut.

“Po vinim re shenja të mpiksjes së gjakut kudo, në vena, në këmbë, përtej asaj që ndeshet normalisht. Të gjithë ne besojmë dhe ka prova objektive, që kjo sëmundje rrit mundësinë empiksjes së gjakut”, thotë ai.

Një fakt shqetësues për doktor Mocco-n është mosha e pacientëve. Nga 32 pacientë me goditje në tru që ai ka trajtuar që kur virusi nisi të përhapej gjerësisht, pesë ishin nën 49 vjeç dhe më i riu ndër ta 31. Ai thotë se në disa raste, goditja në tru ishte simptoma e parë që tregtonte se një pacient ishte infektuar nga COVID-19.

“Shumë gjëra nuk i kuptojmë lidhur me COVID-19, pra nëse mpiksja është një simptomë se diçka po shkon keq me enët e gjakut, apo nëse mpiksja është sipmtoma e parë e sëmundjes, por pa dyshim dimë që virusi po shkakton shumë prej problemeve që ne po vëmë re”, thotë ai.

Ky zbulim ka çuar në përdorimin e protokolleve të reja të trajtimit të të sëmurëve me COVID-19. Tashmë shumë pacientë po marrin doza të larta të një ilaçi për hollimin e gjakut edhe pa pasur ndonjë shenjë të mpiksjes së gjakut.

Tags: mipksja e gjakut koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.