Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërheqja e padisë ndaj ‘BILD’/Bardhi: Rama e dinte se do dilnin në dritë fakte të tjera mafioze për blerjen e votës

23/04/2020
Tërheqja e padisë ndaj ‘BILD’/Bardhi: Rama e dinte se do dilnin në dritë fakte të tjera mafioze për blerjen e votës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm I PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me tërheqjen e padisë të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetës Bild.

Per Bardhin, ky veprim e ka nje arsye, dhe kjo lidhet me seriozitetin e gazetes gjermane.

“A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do ti shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje?Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave.

Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen. “- shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Gazeta BILD e quajti ”Shtet Mafioz” shtetin e ndërtuar nga Edi Rama, duke i faktuar botës, përmes përgjimeve të prokurorisë shqiptare, se si me urdhër të Edi Ramës nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri. BILD provoi si bashkëpunonte Vangjush Dako me klanet mafioze, me bekimin e Edi Ramës, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës. BILD i tregoi botës se si vepronte e gjithë Qeveria, me në krye Damian Gjiknurin, si organizatë kriminale për të blerë, manipuluar votat dhe shantazhuar votuesit në Dibër.

Këto fakte e shumë e shumë të tjera bënë që vetë Gjermania ta verë si kusht, për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, hetimin e shitblerjes së votës.Si gjithmonë, Edi Rama zbatoi strategjinë e tij bajate sa herë kapet i zhytur në krim: Mohoi faktet, sulmoi opozitën, gënjeu qytetarët dhe gjoja e paditi gazetarin për shpifje, me shpresën se skandali do të harrohej dhe ai do të tërhiqej nga çështja pa zhurmë.

A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do ti shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje? Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave.

Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen. Prandaj u tërhoq, duke faktuar kështu se gjithçka çfarë ka thënë BILD është e vërtetë dhe se Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar, bleu dhe vodhi zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017. Tani është koha e drejtësisë shqiptare që të bëjë drejtësi, të dënojë pa asnjë vonesë krimet zgjedhore dhe t’i hapë rrugë procesit të integrimit europian.

/DRONI.al/

Tags: bildgazetagjermanepadiaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.