Mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme

Mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme

186
0
Shares

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njofton Radio Evropa e Lirë pas një vendimi që ka marrë qeveria maqedonase.

Sipas një dekreti të Qeverisë së Maqedonisë Veriore, pajisjet mbrojtëse në fytyrë duhet të vishen në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, ku ka më shumë njerëz, siç janë tregjet, dyqanet, bankat, zyrat postare, institucionet shtetërore dhe shëndetësore, transporti publik.

Në hapësirën e hapur, maska duhet të vendosen në tregje dhe vende ku nuk ka mundësi të mbahet një distancë fizike prej dy metrash.

Qytetarët nuk obligohen t’i vendosin ato kur janë në oborret e tyre, në biçikletë, kur luajnë sporte individuale ose ngasin makinën.

Në Maqedoninë e Veriut të mërkuren, janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer – gjithsej 660.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Shkup.

Bëhet fjalë për një person të moshës mbi 65 vjeç, që kishte edhe probleme tjera shëndetësore. Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është 56. Numri i të infektuarve ka arritur në 1,259, ndërsa mbi 200 është numri i të shëruarve./R.E.L

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY