Rama tregon daten kur nis lehtesia ne ecje dhe me makine

Rama tregon daten kur nis lehtesia ne ecje dhe me makine

324
0
Shares

Kryeminiatri Rama tha sot se brenda datës 4 maj, hapja do të jetë edhe më e madhe, ndërsa do të lejohet të vijnë punën edhe bizneset e kategorisë së tretë.

Ndërsa për shkollat dhe universitetet ende nuk ka një vendim, për të cilit kryeministri u shpreh se do të merret vendimi javën e ardhshme, por nënvizoi faktin se një pjesë e shkollave në vend janë të mbipopulluara pasi disa shkolla janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama: Situata sot është goxha pozitive por duhet të mbajmë mend ca gjëra të thjeshta. Kush është i mërzitur nuk ka pse të më besojë mua, por le të shohë rreth e rrotull.

Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale, vigjilenca duhet të jetë maksimale dhe imponimi i rregullave do të vazhdojë. Duhet të kuptoni se kjo është një dhimbje koke për ju, edhe për mua që kam një përgjegjësi kaq të madhe.

Nga java tjeter ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar. Do të hapim rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi për të lehtësuar sado pak njerëz që kanë nevojë të lëvizin nga një qytet në tjetrin.

Duke nisur nga 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qytetit qoftë me këmbë dhe qoftë me makinë. Po ashtu do të hapim bllokun e tretë të bizneseve. Prandaj edhe pak durim.

Duhet ta ngulisim në mendje që të gjithë që hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie.

Deri në fillim të javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Deri sot që flasim vetëm Danimarka i ka hapur shkollat, pjesërisht edhe ajo. Me gjithë kryeministrat e tjerë që kam folur kam dëgjuar të njëjtën gjë: nuk e dimë çfarë të bëjmë, do ta shikojmë.

Mos të harrojmë që kemi edhe një taksirat tjetër, tërmetin, i cili ka dëmtuar shumë shkolla dhe kjo ka sjellë mbipopullime në shkollat e tjera. Nëse i hapim shkollat, rrisku është shumë i madh. Sidoqoftë do të kemi një vendim javën e ardhshme.

Se katrrti sot fola me kryeministrin e Kroacisë në lidhje me turizmin. Akoma nuk dihet me siguri asgjë, por gjithsesi, do ta  kemi edhe ne planin tonë për turizmin brenda majit, duke parë dinamikën e epidemisë. Është shëndeti mbi të gjitha dhe nuk do të lejojmë për asnjë arsye që të degradojë gjendja solide pavarësisht stresit.

Se pesti sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës dhe deri në ditën e premte kryhen edhe rreth 8 mijë verifikimet e fundit që sjell kryerjen e fazës së parë. Fashet e tjera nuk do të kenë asnjë vonesë. Janë 65 mijë individë që u janë refuzuar kërkesat e pagës së luftës, të cilëve do t’u mbërrijnë në emaliet përkatëse deri nesër konfirmimi se përfitojnë nga paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë.

Tatim-fitimi për bizneset e vogla për vitin 2020 është falur, por do të vazhdojnë sigurimet dhe natyrisht TVSH-ja.

Ne kemi hyrë në një kthesë graduale duhet të bëjmë që të gjithë pak durim. Çdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston pas çdo hapi mundësia e heqjes së frenave dhe numri i të infektuarve të rritet jashtë normales. Ne kemi modelin tonë të parashikimit tonë të numrave dhe do të na udhëheqë në vendimarrjet tona.

Nëse nuk do të kishim marrë masat, nëse do ta kishim ulur kurbën e epidemisë nën parashikimin tonë më optimist, sot nuk do të mërziteshim por do të qanim shumë të vdekur dhe shumë të plagosur nëpër shtretërit e spitaleve tona.

Po ta marrim modelin statistikor italian do të kishim afër 50 mijë të prekur dhe do ta kishim të pamundur terapinë.

Nëse nuk vazhdojmë të bëjmë deri në fund detyrën mund të ndodhë shumë më keq se ka ndodhur, ky është fakt. Duhet ta ndajmë mirë mendjen që normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim përpara se të hyjmë në këtë kohë të jashtëzakonshme. Do të duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe t’i imponojmë njëri-tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/242825753589226/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY