Koronavirusi, Rama nuk ka një plan, testimet ende shumë të ulëta

Koronavirusi, Rama nuk ka një plan, testimet ende shumë të ulëta

87
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  kërkoi sonte në një interviste për emisonin Open në Top Channel rritjen e numrit te testimeve ndërsa theksoi se Rama nuk ka një plan.

“Karantinimi është një sakrificë e qytetaëve. Numri i testimeve është i ulët. Qeveria kërkon të fshehë numrin e të infektuarve pasi qeveria është pa plan. Qeveria nuk ka një plan. Jemi 5 javë pasi ka filluar virusi dhe kemi vënë re se me një rritje të testimeve u rrit edhe numri i të infektuarve.

Pas 5 javëve qeveria nuk ka plan, duke bërë shumë pak testimeve. Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon. Kjo tregon që qeveria nuk ka as një strategji as për hapjen”- tha Basha.

Basha tha se është meritë e qytetarëve zbatimi  i masave kundër koronavirusit dhe jo e qeverisë. Kryedemokrati dha se karantinë ka 2 mijë vjet që aplikohet, ndërsa pyeti “çfarë merite ka qeveria”.

Kryetari i PD tha se qeveria i mori vonë masat, ndërsa denoncoi se testet janë blerë katër herë më shtrenjtë.

“Kemi dy probleme madhore. Sa të besueshme janë të dhënat zyrtare. Jemi vendet me testimet më të ulëta në botë. Ka vatra të reja të koronavirusit. Testimet mbahen të ulëta për të mos treguar dimensionin e infeksionit. Problemi kryesor i qeverisë është se nuk ka plan dhe as strategji. Nuk e kemi përdorur ketë situatë për politike, kemi kontribuar në shëndetin e shqiptarëve. Qeveria i mori vonë masat. Kur ne I kërkuam në shkurt, qeveria u tall. Qeveria humbi kohë. Tamponi testues është blerë me katërfish çmimi. U blenë me vonesë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY