“Censura dhe ligjet antimedia, zbriten me poshte lirine e medias ne Shqiperi”

“Censura dhe ligjet antimedia, zbriten me poshte lirine e medias ne Shqiperi”

127
0
Shares

Raporti i Raporterëve Pa Kufij për lirinë e medias ka sjelle reagimin e kreut te PD Lulzim Basha. Nismat e qeverisë përkeqësuan lirinë e medias në Shqipëri. Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë, tha Basha sot.

Deklarata e Bashes:

Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias! Kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike.

Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë. Ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standartet europiane.

Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për antarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve europianë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY