Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i fundit i FMN, Tabaku: Qeveria Rama është tërhequr nga dy projekte skandaloze dhe mafioze

20/04/2020
PD paraprin rreziqet: Arsyet pse ligji i pronësisë është anti-kushtetues, ne do ta rrëzojmë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një pjesë të raportit të fundit të FMN, ku sipas saj, thuhet se qeveria e Edi Ramës është tërhequr nga dy projekte skandaloze dhe mafioze, ligji i Korporatës dhe ligji për Amnistinë Fiskale.

Sipas ish-deputetes Tabaku, ligji i Korporatës së Investimeve është një hallkë e një zinxhiri kriminal të vjedhjes dhe abuzimit të pronës private dhe asaj publike, duke shtuar se “FMN dhe Banka Botërore kanë nënvizuar se ky ligj ishte po aq i rrezikshëm sa PPP-të për buxhetin e shtetit”.

Mesazhi i Tabakut:

Në raportin e fundit të FMN u lajmërua se qeveria e kryeministrit Rama është tërhequr nga dy projekte skandaloze dhe mafioze. Sipas raportit të FMN qeveria ka shtyrë apo pezulluar në kohë si ligjin e Korporatës ashtu edhe ligjin për Amnistinë Fiskale.

Ligji i Korporatës së Investimeve është një hallkë e një zinxhiri kriminal të vjedhjes dhe abuzimit të pronës private dhe asaj publike. Duke qenë se ligji konfiskonte gjithçka për interes të një pakice që tanimë kontrollon ekonominë dhe qeverinë, që miraton apo shkarkon ligje dhe ministra, ai kishte si synim vazhdimin me abuzimin si me të drejtat e njeriut dhe me buxhetin e shtetit apo asetet publike (pra tokën).

Opozita ka bërë një betejë një vjeçare duke e kundërshtuar këtë ligj por edhe institucione serioze ndërkombëtare si FMN dhe Standard and Poor’s kanë nënvizuar rrisqet fiskale dhe jo vetëm. FMN dhe Banka Botërore kanë nënvizuar se ky ligj ishte po aq i rrezikshëm sa PPP-të për buxhetin e shtetit.

Gjithsesi kjo tërheqje e përkohshme e qeverisë nuk lë vend për shumë gëzim. Ajo me gjasë ka qenë një manovër për të bindur FMN që të disbursojë ndihmën. Një tërheqje e përkohshme që padyshim shënjon një hap pozitiv por jo definitiv, pasi aktorët e vërtetë të këtij ligji do të përpiqen ta implementojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo, ngase ky projekt është i ngritur mbi arrognacën dhe vizionin e tyre oligarkik të Shqipërisë. Një vizion që ka zhytur në këtë gjendje amullie buxhetin e shtetit që nuk mund t’i përgjigjet sot nevojave imediate që ka ekonomia dhe shoqëria në këtë periudhë krize. Përballë kësaj filozofie qeverisjeje nuk është rastësi shtyrja në kohë, por askush nuk duhet të harrojë që ne do të jemi aty për ta luftuar.

Padyshim që ditën e parë të mundësisë do ta zhbëjmë edhe këtë ligj, që është në kolanën e ligjeve kriminale që bie ndesh me të drejtën e pronës dhe parimet bazë të ekonomisë.

/DRONI.al/

Tags: ekonomiaFMNjorida tabakuraportireagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.