Rama shpjegon videomontazhin e rende kunder opozites

Rama shpjegon videomontazhin e rende kunder opozites

229
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot një videomontazh ku thuhej se Basha dhe PD kishin marrë fund i cili u publikua ne tik tok.

Ai foli ne një lidhje me News 24 me gazetaren Nisida Tufa, nderkohe qe veprimi i tij u prit shume keq nga opozita dhe njerez te sferes publike.

Për kreun e opozitës, e keni ftuar për bashkëpunim por një ditë më parë keni publikuar një videomontazh a është mënyra e duhur?

RAMA: E keni fjalën për humorin e rrjetit, rrjeti në këtë periudhë është goxha pjellor e unë marr shumë nga këto meme e më pëlqen nganjëherë që ta ndaj dhe me të tjerët në faqen time në Fb, ndava një vjershë që ti ftoja të tjerët të qeshnin me mua, unë i kam kërkuar kryetarit të opozitës falë lëvizjes së organizuar nga presidenti, tjetër gjë pozitive e bërë në këtë kohë
se po a shohësh këshilli i sigurisë kombëtare ska lidhje të drejtpërdrejtë me këtë situatë por po ta shohësh gjerë presidenti bëri gjënë e duhur dhe ftesa e kryetarit të opozitës në atë tryezë është përtej formatit të atij këshilli.

Por e mori atë nisëm kërkoi dhe një lloj aprovimi e ne e dhamë menjëherë.

I kam thënë kryetarit të opozitës në atë mbledhje dëgjo këtu nuk ka nevojë nëse sinqerisht do bashkëpunosh të helmosh njerëzit dhe të krijosh më shumë stres sec kanë, e kanë shumë në këtë moment duke dalë duke folur për maska të helmuara që le të themi i keni kuptuar gabim, na kërkoni cdo lloj informacioni e na kërkoni tju themi pse ne mendojmë që është kështu e ashtu pastaj dilni e thoni çfarë të doni, e dyta ska nevojë të dilni e të flisni për fshehje të numrit të të vdekurve, marrëzi e ligësi e madhe”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY