Gazment Bardhi: Do të publikojmë fakte tronditëse për vjedhjen me tendera sekretë

Gazment Bardhi: Do të publikojmë fakte tronditëse për vjedhjen me tendera sekretë

109
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, paralajmëron denoncime të tjera me tenderat sekretë.

Denoncimet e opozitës se qeveria po vjedh me tendera të klasifikuara sekret nuk kanë mbaruar. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, paraljamëroi zbulimin e një tjetër skandali gjatë një bisede në “Ilva Now”.

“Ajo që kemi kërkuar gjatë kësaj periudhe është që qeveria të bëjë transparencë, në të kundërtën e kërkesës tonë, qeveria ka vendosur që çdo tender publik të realizuar për çështje që lidhen me pandeminë, ka vendosur t’i klasifikojë si sekret shtetëror dhe të mos bëjë publik as të oferta, as të çmimet dhe as kontratat e lidhura. Do të këtë padi në SPAK për çdo parregullsi që ne kemi denoncuar. Dua të konfirmoj gjithashtu se denoncimet tona nuk kanë përfunduar. Në ditët në vijim do të njiheni me fakte tronditëse, se si qeveria po e përdor këtë pandemi për të vjedhur shqiptarët. Nga njëra anë u thotë qytetarëve se nuk ka buxhet për të ndihmuar biznesin apo familjet në nevojë, ndërkohë që nga ana tjetër me procedura korruptive të prokurimeve publike është duke zhvatur buxhetin e shtetit edhe në këto momente të vështira për çdo qytetar shqiptar. “- tha zoti Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD tregoi përmes tenderave sekrete, qeveria rrit artificialisht çmimet për pajisjet e blera.

“Ajo që kemi denoncuar dhe që është shqetësim jo vetëm për PD, por për çdo qytetar shqiptar ka të bëjë me mënyrën se si po bëhen këto procedura tenderimi. Ministria e Shëndetësisë, e Mbrojtjes apo e Drejtësisë, nuk ka rëndësi, sepse kanë ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje, paracaktojnë një kompani paraprakisht, rrisin artificialisht çmimet produkteve dhe më pas shpallin këtë kompani të paracaktuar fituese. Po marr një shembull. Kanë blerë rreth 200 mijë maska. E njëjta maskë që në farmaci shitet me 4 mijë lekë, është blerë nga qeveria me dyfishin e çmimit. Kjo është vjedhje”- theksoi Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD iu përgjigj edhe interesit se ku i gjen opozita të tilla të dhëna të klasifikuara si sekret.

“Nga zyrtarë shtetërorë të përgjegjshëm brenda ministrive. Sepse në ministri apo institucione ka nëpunës që nuk i nënshtrohen vullnetit për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Ka zyrtarë të përgjegjshëm që përcjellin tek opozita dokumentacionin e këtyre procedurave, të cilat qeveria, për te mbumuar vjedhjen i ka klasifikuar si sekrete. Ne jemi në krye të detyrës për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të bërë transparencën e nevojshme, që u ka munguar qytetarëve.”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY