Kryeministri Rama deklaroi sot se nje liste tjeter biznesesh do te hapen me 27 maj. Por nderkaq paralajmeroi te gjithe ata qe nuk jane ne listen e 20 prillit mos te bejne gabim te hapin dyert e dyqaneve.
Postimi i Rames:
🔴 Kujdes! Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e Shëndetësisë!
🔴 Bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së Shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin E-Albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.
🔴 Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. E-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.
* Duke parë ecurinë e përballjes me armikun e padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/