“Shifrat e Edi Rames per koronavirusin, te besueshme po aq sa te...

“Shifrat e Edi Rames per koronavirusin, te besueshme po aq sa te Kines”

116
0
Shares

Ish zv/ministri i Shendetesise Bardh Spahia ka publikuar disa te dhena qe hedhin dyshime ne lidhje me vertetesine e shifrave te publikuara nga qeveria ne lidhje me koronavirusin.

Postimi i Spahise:

SHIFRAT QE PRODHON EDI RAMA PER COVID, PO AQ TE BESUESHME SA ATO TE KINES!

Sot përsëri u kapën në flagrancë, duke manipuluar faktet. Pacientin e vdekur nga Covid-19, e deklarojne të vdekur nga hemorragjia cerebrale, tamam sic bënë disa ditë më parë, e si me raste të tjera prej fillimit. Pacienti kishte ndërruar jetë që në mengjes dhe e fshehën si fakt. U detyruan ta pranojnë vetëm në mbrëmje pas denoncimit në media. Por zbatimi verbërisht i urdhërave politikë vazhdon. Edhe pse e pranojnë se pacienti kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, e mohojnë si shkak të vdekjes. Dhe jo rastësisht, ky stil makabër ndodh përsëri me Shkodrën. Nuk ishte rastësi tentativa për fshehjen e rezultateve të 54 tamponëve tre ditë më parë. Pjesë e të njëjtës skemë duket edhe manipulimi i shifrave të viktimave. Njerëz që shtrohen me Covdid, kur humbin jetën, u regjistrohen shkaqe të tjera, edhe pse të shkaktuara nga Covid. Luajnë teatër sikur zbatojnë rekomandimet e OBSH, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shifrat e Edi Ramës janë po aq të besueshme në sytë e vetë OBSH, sa ato të Kinës. Manipulimi që mbulohet me manipulime të tjera është krejt i dukshëm. E përsëris për të disatën herë e do vazhdoj ta bëj, si mjek së pari, se është koha për një hetim të thelluar epidemiologjik, për më shumë testime në personelin e Spitalit të Shkodrës, ku mungesa e masave mbrojtëse për ekipet atje, ka prodhuar këto rezultate alarmante për shëndetin dhe jetën e tyre e të pacientëve që ata kurojnë e u shërbejnë me vetëmohim.
Ky lloj falsifikimi që ka nisur prej datës 28 shkurt dhe më herët, duhet të jetë objekt hetimi nga prokuroria, pasi edhe vetëm për efekt statistikash, është cënim i drejtpërdrejtë i shëndetit të qytetarëve në një kohë pandemie!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY