Nobelisti qe zbuloi virusin e SIDA-s, covid u manipulua ne Wuhan

Nobelisti qe zbuloi virusin e SIDA-s, covid u manipulua ne Wuhan

166
0
Shares

Koronavirusi? Është i modifikuar, brenda ka elementë të HIV”. Një deklaratë që do të krijojë debate pafund ajo e Luc Montagner, një nga virologët më të njohur në botë, dhe i celebruar ndërkombëtarisht si zbuluesi i virusit HIV që shkakton AIDS, zbulim për të cilin ka marrë çmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 1983.

Profesori i Institutit Pasteur në Paris gjatë një interviste ka deklaruar se nga vrojtimet e tij  dhe disa kolegëve të tjerë, koronavirusi i ri nuk mund të jetë tërësisht rezultat i natyrës.

“Me kolegun tim Jean-Claude Perez kemi analizuar me vëmendje genomën e virusit. Ashtu siç kanë analizuar edhe kolegë indianë, në koronavirusin e ri ndodhen sekuenca të virusit HIV”.

Montaigner mendon se kjo është provë që virusi është modifikuar në Kinë, pikërisht në Wuhan, ku ekziston një laborator që studion koronaviruset. “Ndoshta ata po bënin studime për një vaksinë të AIDS, por më duket si një vepër shtriganësh, që natyra nuk e pranon”, thotë profesori francez për podcastin e specializuar në mjekësi “Pourquoi Doctor”.
Gjithsesi, sipas tij, elementët e HIV do të zhduken me kalimin e kohës, gjë që do të dobësojë virusin.

Natyra nuk pranon manipulimet molekulare, dhe do t’i eliminojë këto elementë me kalimin e kohës, edhe pa bërë asgjë. Por kjo do të na kushtojë shumë të vdekur”, vijoi profesori i institutit Pasteur, që shtoi se Kina duhet të thotë të vërtetën, “sepse gabime mund të ndodhin, por ka rëndësi që te pranohen”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY